Pitet me brumin e picës janë një alternativë e shkëlqyer për tu servirur në një vakt të lehtë.

Ato mund të mbushen me perime, mish, djathë apo gjizë dhe janë tejet të shijshme.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni se si të përgatisni një pite të lehtë me proshutë e djathë dhie.

Përbërësit:

550 gramë brumë pice (të bërë vetë ose të gatshëm)

4 feta proshute

1 qepë e prerë hollë,

120 gramë djathë gjize të butë.

Gjysmë filxhan çaji me krem qumështi me yndyrë

Piper të zi pluhur,

Kripë.

Përgatitja:

Ndizeni furrën dhe vendoseni skarën e pjekjes në pjesën më fundore të saj.

Skuqeni proshutën në një tigan për pak momente por jo deri sa të bëhet krokante.

Shtoni qepët dhe përzjejini mirë me yndyrën e lëshuar nga proshuta.

Kaurdisini mirë për rreth shtatë minuta në një nxehtësi mesatare deri sa proshuta të jetë krokante dhe qepët të jenë thuajse të karamelizuara.

Më pas fikeni sobën dhe lëreni tiganin mënjanë që të ftohet.

Përpunojeni brumin dhe jepini një formë të hollë e ovale.

Nëse brumi tkurret, atëherë lëreni të qëndrojë pak dhe më pas provojeni sërish.

Merrni një letër pjekjeje dhe spërkateni me miell e më pas vendoseni piten mbi të.

Në një enë qelqi rriheni djathin e gjizës deri sa të zbutet ose vendoseni në mikrovalë për 20 sekonda deri sa të zbutet e të shkrihet.

Shtoni kremin e qumështit dhe përzjejini mirë së bashku.

Më pas të gjithë masën vendoseni mbi pite dhe shpërndajeni në të gjitha anët duke lënë një hapësirë prej 25 centimetrash në çdo anë.

Më pas shtoni shtoni proshutën dhe qepën dhe yndyrën e mbetur në tigan.

Në fund spërkateni piten me piper të zi dhe pak kripë.

Futeni në furrë dhe piqeni për rreth 10-12 minuta ose deri sa cepat e pites të marrin ngjyrë të artë dhe të bëhen krokantë.

Pasi të jetë pjekur, hiqeni nga furra dhe lëreni të ftohet për 5 minuta.

Para servirjes mund ta prisni në copa të vogla sipas preferencës.

Kjo pite mund të serviret e ngrohtë ose në temperaturë ambienti.

Ajo përbën një antipastë shumë e mirë, e lehtë dhe e shijshme./AgroWeb.org