Pitet apo bukët e vogla me qepë dhe djathë të shkrirë sipër janë një ndër gatimet më të thjeshta dhe të shijshme që mund të gatuani.

Kjo është një recetë fantastike, e cila shoqëron në mënyrë të shkëlqyer gatime të ndryshme në tryezë.

Këto pite të vogla janë të përsosura edhe për t’u përdorur si ushqim i shpejtë në mëngjes apo të konsumohen edhe midis vakteve gjatë ditës.

Me këtë recetë ju do të përgatisni rreth 15 pite të vogla.

Përgatitja e Piteve të Vogla

Përbërësit

2 petë sfogliat

200 gr djathë i bardhë ose kaçkavall (sipas dëshirës)

1/2 kokërr qepë

Kripë

Përgatitja 

Për këtë recetë ju mund ta përgatisni vetë brumin ose të përdorni petët e gatshme sfogliat.

Nëse dëshironi t’i përgatisni vetë petët sfoliat klikoni në linkun këtu.

AgroWeb.org ju tregon më poshtë se si t’i përgatisni në mënyrën më të shpejtë me petët e gatshme.

Prisni në kuadratë të vegjël petën sfogliat apo brumin duke krijuar 15 katrorë të vegjël.

Me majën e pirunit shponi petet e vogla në disa vende.

Hidhni një lugë djathë të grirë në mes te çdo kuadrati.

Prisni në copa të holla qepën e kuqe dhe vendoseni sipër djathit. Shtojini kripë sipas dëshirës.

Me pak vaj ulliri lyeni anët kuadratëve të piteve dhe sipër shtroni petën tjetër sfoliat.

Shtypinit anët e secilit kuadrat me dorë në mënyrë që pitet të mbyllen dhe më pas ndajini me një thikë.

Vendosini në furrë për 15-20 minuta në temperaturë 180°C.

Mund t’i konsumoni të ngrohta ose të ftohta./AgroWeb.org