Gatimet e brumit janë specialitet i shumë vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë këtu edhe Shqipërinë.

Ndër këto gatime, mund të përmendim edhe pogaçet e ngrohta, të buta e plot shije që janë specialitet edhe i amvisave shqiptare.

AgroWeb.org u sugjeron më poshtë përgatitjen e pogaçes me spinaq e djathë të bardhë krejt lehtë në shtëpi, një mënyrë ideale për të kënaqur e mbledhur rreth tryezës gjithë familjen por edhe për t’ua shërbyer të afërmve e më të dashurve gjithashtu.

Pogaçe e Butë e Mbushur Me Spinaq dhe Djathë të Bardhë

Përbërësit:

  • 450 gramë miell
  • 100 ml qumësht të vakët
  • 2 vezë
  • e bardha e një veze
  • 3 lugë gjelle vaj
  • 3 lugë gjelle kos
  • 20 gramë farë buke
  • 1 lugë çaji sheqer
  • 1 lugë çaji kripë
  • 50 gramë gjalpë
  • 200 gramë djathë të bardhë
  • 2 grushte gjethe spinaqi të lara dhe të grira hollë

Për lyerjen e pogaçeve në sipërfaqe

  • 1 të verdhë veze
  • 1 lugë gjelle qumësht
  • Fara susami
  • Pak gjalpë të shkrirë

Përgatitja:

Në një enë të thellë vendosni farën e bukës, qumështin dhe sheqerin.

Kur ato të jenë shkrirë me njëra tjetrën shtoni në mënyrë graduale përbërësit e mbetur përveç miellit dhe përziejini mirë në një mikser elektrik.

Më pas vjen rradha e miellit i cili duhet shtuar në mënyrë graduale dhe më pas duhet punuar për të formuar brumin.

Kur brumi të jetë formuar, punojeni me duar për rreth 5 minuta ndonëse mund të jetë i ngjitshëm.

Për këtë mund të shtoni ekstra një lugë gjelle miell.

Jepini formën rrumbullake brumit, mbulojeni me një qese plastike dhe lëreni të fryhet për 1 orë.

Ndërkohë përgatisni mbushjen duke përzier spinaqin me thërrimet e djathit të bardhë.

Kur brumi të ketë ardhur transferojeni në banak dhe ndajeni në katër toptha.

Secilës prej tyre jepuni formën drejtkëndore dhe lyejeni me pak gjalpë.

Më pas në secilën prej tyre hidhni pak nga mbushja e spinaqit dhe djathit dhe renditini sipër njëra tjetrës .

Petët e mbushura shpërndajini mirë dhe shtypini lehtë dhe më pas prijini në shirita të trashë të cilët do t’i shtroni në formë rrethore e të përdredhur në tepsi.

Lyejeni sipërfaqen e brumit me të verdhën e vezës dhe qumështit dhe më pas pak gjalpë të shkrirë dhe fara susami.

Tepsinë mbështilleni me letër plastike për rreth 30 minuta dhe më pas futeni në furrë e piqeni për 40 minuta ose derisa pogaçja të marrë një ngjyrë të artë./AgroWeb.org