Një studim i ri i kryer nga ekspertë amerikanë, shpjegon se humbja e shijes në gojë ndodh për shkak të problemeve me hundën.

Për arritjen e këtij konkluzioni, ekspertët ekzaminuan të dhënat e 358 pacientëve që vuanin nga çrregullime me shijen dhe nuhatjen.

Ekspertët vunë re se pacientët që ankoheshin se kishin probleme me shijen në të vërtetë kishin vështirësi në nuhatje.

Sistemet E Ndjeshmërisë Janë Të Ndryshme

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, sistemet e ndjeshmërisë në organizëm janë të ndryshëm.

Megjithatë, ato bashkëpunojnë për të krijuar perceptimin e shijes tek ushqimet që konsumon njeriu.

Në këtë mënyrë, nëse vëreni një humbje të shijes, atëherë mund të keni humbur aftësinë e të nuhaturit.

Nuhatja i shërben njeriut për të perceptuar aromat komplekse të ushqimeve.

Ndërkohë që shija në përgjithësi është aktive për të kripurën, të ëmblën, të hidhurën dhe të thartën.

Perceptorët e hundës ndihmojnë në aftësinë e shijes duke analizuar aromat e veçanta të ushqimit në gojë.

Perceptorët E Nuhatjes

Perceptuesit e nuhatjes janë të vendosur në pjesën e sipërme të kanaleve të hundës.

Ato shtrihen deri në fyt.

Avujt e ndryshëm çlirojnë impulse nervore, të cilat shkojnë deri në tru për të marrë interpretimin dhe reagimin e duhur

Humbja E Nuhatjes E Rrezikshme

Humbja e të nuhaturit mund të ndodhë në periudha të ndryshme të jetës.

Nëse ajo ndodh herët mund të tregojë një transmetim të dobët sinjalesh mes neuroneve parësore dhe dytësore.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, ajo mund të ndodhë edhe si mungesë e rigjenerimit të qelizave.

Stresi është një faktor që mund të zvogëlojë aftësitë e shqisave, sidomos nuhatjen.

Kur njeriu është në ankth dhe në stres, aktiviteti i trurit në pjesën emocionale është më i lartë dhe për identifikimin e aromave është më i ulët.

Humbja e aftësisë së nuhatjes mund të shkaktohet edhe nga alergjitë, e ftohura, gripi, sinoziti dhe bllokimet e herëpashershme të rrugëve të frymëmarrjes.

Humbja e shijes ose nuhatjes ndikon direkt në oreks.

Njeriu nuk mund të hajë diçka të cilën nuk e nuhat apo nuk e shijon dot. /AgroWeb.org