Gërhitja është një problem që prek si burrat ashtu edhe gratë.

Ajo ka të bëjë me një vibrim të strukturave të rrugëve të frymëmarrjes dhe bllokim të qarkullimit të ajrit.

Tre arsyet kryesore që nxisin gërhitjen janë: mbipesha, duhani dhe alkoli.

Sipas shkencëtarëve, sa më e madhe të jetë pesha trupore e njeriut, aq më e lartë do të jetë gërhitja.

Një studim britanik i kohëve të fundit, të cilit i referohet AgroWeb.org arriti në konkluzionin se zemra e një gruaje që gërhet dëmtohet më lehtë dhe më shpejt se ajo e burrave që gërhasin.

Gërhitja e zhurmshme është alarmi i parë i apnesë bllokuese të gjumit, e cila prek miliona njerëz në botë.

Apnea e gjumit ka të bëjë me ndërprerjen dhe bllokimin e frymëmarrjes gjatë natës.

Ajo është faktor rreziku për shumë sëmundje dhe probleme shëndetësore siç është tensioni i lartë i gjakut, sëmundjet e zemrës apo metabolizimi i dobët i sheqerit në gjak.

Gjatë studimit, ekspertët britanikë analizuan të dhënat e plot 4,500 burrave dhe grave.

Ata zbuluan se gjatë gërhitjes, zemra pëson ndryshime fizike të cilat ndikojnë edhe tek mënyra e pompimit të gjakut.

Studiuesit, të cilëve u referohet AgroWeb.org gjithashtu vunë re, se gratë ishin më të brishta ndaj këtyre ndryshimeve në krahasim me burrat.

Zemra e një gruaje që gërhet zmadhohet më shumë, gjë që përbën një rrezik serioz për shëndetin dhe veçanërisht për atakun në zemër dhe isheminë.

Apnea E Gjumit Dhe Shëndeti i Gruas

Gërhitja është vetëm një nga mënyrat se si apnea e gjumit manifestohet tek njeriu.

Gratë që gërhasin dhe kanë vështirësi në frymëmarrje gjatë natës, vuajnë nga dhimbjet e kokës në mëngjes, luhatjet e humorit dhe përgjumje gjatë ditës.

Në disa raste, një grua duhet të kryejë disa ndryshime bazë në stilin e jetesës për të pakësuar episode e apnesë së gjumit.

Për shembull, në disa raste, apnea e gjumit është më e fortë kur njeriu fle në kurriz, ndaj është e udhës që të përpiqeni të flini në anë.

Alkoli duhet shmangur sidomos në mbrëmje.

Një nga mënyrat më efikase për të parandaluar bllokimin e frymëmarrjes gjatë natës është të humbisni peshë./AgroWeb.org