Pudingu është një ndër ëmbëlsirat më të lehta si në përgatitje ashtu edhe në shijim.

Shumë i dashur për të gjithë dhe ideal për fëmijët apo për më të moshuarit për shkak të përbërjes së butë që ka.

Është një nga përgatitjet më të vjetra të ëmbëlsirave në të gjithë botën.

AgroWeb.org në këtë artikull ju tregon mënyrën e thjeshtë  dhe tradicionale të përgatitjes së kësaj ëmbëlsirë delikate.

Më poshtë ndiqni hap pas hapi nga AgroWeb.org recetën origjinale të pudingut.

Përbërësit

150gr miell

5 vezë

60 gr gjalpë

200 gr sheqer

1 litër e gjysmë qumësht

gjysmë limoni

kripë

ujë

rum sipas dëshirës

Përgatitja

Për të realizuar recetën klasike të pudigut tradicional AgroWeb.org ju këshillon të ndiqni hapat e mëshposhtme.

Në një tigan hidhni 80 gramë sheqer, 1 lugë çaji lëng limoni dhe 4 lugë gjelle ujë dhe vëreni në zjarr.

Lëreni në zjarr pa e përzier asnjëherë derisa të përfitoni një masë të karamelizuar ngjyrë kafe.

Më pas merni një tavë të vogël ëmbëlsirash me kapacitet 0,7 litra ku do të hidhni më vonë pudingun dhe hidheni masën e karamelizuar.

Mund të përdorni edhe një tavë normale me përmasat e mësipërme.

Në një tigan të thellë ose tenxhere shkrini gjalpin  dhe shtoni pak nga pak edhe miellin duke i përzier me një lugë druri.

Shtoni qumështin pak nga pak dhe lëreni këtë përzierje të ziejë për 5-6 minuta në zjarr të ulët.

Më pas AgroWeb.org ju këshillon t’a hidhni këtë masë në një tas duke i shtuar edhe pjesën e mbetur të sheqerit, pra rreth 120 gr.

Lëreni të ftohet në temperaturë ambienti ndërkohë thyeni vezët dhe ndani të verdhat nga të bardhat.

Të verdhat e vezëve shtojini tek masa e përgatitur dhe sipas dëshirën mund të shtoni edhe dy lugë të vogla rum.

Më pas shtoni edhe të bardhat e vezëve në këtë përbërje.

Përizejini mirë dhe hidhini tek tava ku keni vendosur t’a piqni pudingun.

Për pjekjen

Para se ta fusni në furrë është mirë që pudingun tuaj ta zieni pak në metodën banjomari.

Në një tigan apo tenxhere të thellë të mbushur deri në gjysmë në ujë fusni tavën tuaj të pudingut dhe lëreni në zjarr të ulët për 2-3 orë.

Shtoni ujin sa herë të shihni që ka avulluar.

Për pjekjen do të nisni me ngrohjen e furrës në temperaturën 180 gradë.

Më pas kalojeni në furrë dhe piqeni atë për 1 orë.

Pasi të jetë pjekur, futeni në frigorifer derisa të shihni që është ftohur për rreth 2-3 orë.

Më pas pudingu juaj është gati për t’u shërbyer./AgroWeb.org