Kur përmend Nertila Kokën menjëherë të vijnë ndërmend tingujt e ëmbël të këngëve të saj por jo vetëm. Këngëtarja e dashur për të gjithë jo pak herë na ka surprizuar me recetat e saj të shijshme të kripura e të ëmbla.

AgroWeb sjell më poshtë një recetë fantastike të sugjeruar nga Nertila Koka. Një recetë e thjeshtë dhe e lehtë që përgatitet lehtë e që shoqërohet me gatime të tjera në tryezë.

Bëhet fjalë për përgatitjen e pulës me kërpudha. Duhet vetëm pak kohë dhe kjo recetë është gati për t’u shijuar bashkë me familjen.

Sipas sugjerimeve të këngëtares së mirënjohur kjo recetë mund të kombinohet me sallatra të ndryshme, patate të pjekura, oriz por edhe kus kus.

Nertila thotë se këtë recetë e ka mësuar prej motrës së saj që jeton në fRancë.

Ndiqni më poshtë hapat e thjeshtë të kësaj recete të thejshtë por plot shije.

Përgatitja e Recetës së Sugjeruar nga Nertila Koka

Pule me Kërpudha

400g fileto pule

250g kërpudha

1 qepë

250ml kremm djathi (mascarpone) ose pana

3-4 lugë gjellë vaj ulliri

Kripë

Piper

Përgatitja

Si fillim grini qepën hollë dhe më pas prisni në feta të holla kërpudhat.

Prisni gjithashtu filetot e pulës në copa të vogla.

Vendosni një tigan në zjarr.

Shtoni vajin e ullirit e më pas qepën e grirë hollë.

Kaurdiseni derisa volumi qepës të bjerë. Më pas qepët ndajini në një anë të tiganit dhe në anën tjetër shtoni kërpudhat dhe hidhuni pak vaj ulliri.

Kaurdisini për pak sekonda dhe më pas bashkojeni me qepën që keni në anë të tiganit.

Shtoni copat e filetos së pulës dhe kripën.

Kaurdisini dhe shtoni një gotë të vogël me ujë në zjarr të ngadaltë.

Pas 15 minutash kur të ketë ngelur pak lëng shtoni kremin e djathit, hiqeni nga zjarri dhe kaurdiseni për pak dhe më pas kalojeni prapë në zjarr për 5 minuta dhe receta është gati. /AgroWeb.org