Qoftet janë një nga recetat më të lehta për t’u përgatitur.

Mjaftojnë vetëm tre hapa dhe ju do të keni përgatitur një recetë shumë të shijshme dhe plotë aromë.

Kjo recetë mund tue shoqërohet në mënyrë të shkëlqyer me sallata të freskëta të stinës, supa të ndryshme, turshi të përgatitura në shtëpi etj.

Përgatitja e Qofteve të Furrës me Rozmarinë e Hudhër

Përbërësit

500 g mish i grirë

1 kokërr vezë

Gjysmë gotë me bukë të thekur të thërrmuar

Gjysmë qepe e grirë hollë

5-6 thelpinj hudhër

Gjysmë luge çaji me kripë

Gjysmë luge çaji me piper të zi

Një lugë çaji me rozmarinë të freskët grirë

Disa degëza me rozmarinë gjatë pjekjes

Përgatitja

Si fillim AgroWeb.org ju këshillon që të ngrohni furrën në 200 gradë.

Ndërkohë në një tas të madh shtoni mishin e grirë, vezën, qepën, hudhrat e grira (3 thelpinj) dhe erëzat.

Me një lugë druri punojeni mirë derisa përbërësit të krijojnë një masë të plotë dhe homogjene.

Tani është momenti që të shtoni bukën e thekur. Nëse e shikoni që përzierja është pak e botë shtoni edhe pak bukë të thekur.

Me një lugë gjelle merrni pak nga pak nga masa e përgatitur dhe me duar jepini formë të rrumbullakët.

AgroWeb.org ju sugjeron që t’i lagni duart herë pas here me pak ujë, në mënyrë që t’i jepni formë sa më mirë qofteve.

Vendosini në një tavë të lyer mirë më vaj ulliri, dhe vendosni 2-3 thelpinj hudhre dhe degëza rozmarine mes tyre.

Kjo metodë do t’i japi qofteve tuaja më shumë shije dhe aromë.

Nëse qoftet janë të madhësisë sa një arrë piqini për 25-30 minuta.

Ose derisa sipërfaqja e tyre të marri një ngjyrë të kafenjtë.

Mund t’i shoqëroni me makarona, patate, sallata apo edhe supa të stinës./AgroWeb.org