Kleopatra, Mbretëresha E Egjiptit, besohet të ketë pasur një bukuri të pashoqe.

Për mirëmbajtjen e saj, thuhet që Kleopatra ishte fanatike e qumështit me të cilin bënte rregullisht banjë.

Qumështi është një burim i pasur i kalçiumit dhe proteinës dhe renditet në ushqimet më të shëndetshme për njeriun.

Qumështi jo i pasterizuar dhe i paskremuar i vjen në ndihmë lëkurës në mënyra nga më të ndryshmet, të cilat AgroWeb.org i sjell mue poshtë.

Kundër Rrudhave

Me kalimin e moshës, lëkura e fytyrës hollohet dhe humbet elasticitetin.

Rrudhat shfaqen më shpejt ndërsa lëkura vuan pasojat e ekspozimit në diell.

Qumështi përmban acid laktik që përmirëson shëndetin e lëkurës dhe zbut rrudhat.

Falë qumështit, lëkura bëhet më e lëmuar dhe më e plotë.

Qumështi Për Heqjen E Qelizave Të Vdekura

Heqja e qelizave të vdekura të lëkurës është e domosdoshme.

Acidi laktik ndihmon në heqjen e tyre pa e dëmtuar më tej lëkurën siç ndodh me eksfoliantët e tjerë me bazë kimike.

Qumështin mund ta vendosni direkt në lëkurë.

Nëse ajo është e yndyrshme, kura me qumësht duhet përdorur 3-4 herë në javë.

Lëkurat e ndjeshme duhet të fërkojnë lëkurën me qumësht një ose dy herë në javë.

Kundër Dëmtimeve Nga Dielli

Ekspozimi në diell shkakton dëme të shumëta në lëkurë.

Një gjë e tillë e hollon lëkurën dhe zbeh elasticitetin e saj.

Acidi laktik zhbën dëmin e shkaktuar nga djelli dhe trash shtresën e jashtme të saj.

Për më tepër, ky acid nxit prodhimin e kolagjenit, një proteinë që i jep lëkurës paraqitje të shëndetshme.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, antioksidantët tek qumështi janë shumë të mirë edhe për të lehtësuar dhimbjet nga të djegurat prej diellit dhe inflamacionin.

Qumështi Kundër Njollave

Pigmentimi i lartë i lëkurës, njollat dhe çrregullimet e tjera në paraqitjen e saj vijnë si pasojë e melaninës, një pigment që prish njëtrajtshmërinë e lëkurës.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, qumështi dhe acidi laktik ulin sasinë e depozitave të melaninës në lëkurë duke e zbardhur atë dhe ofruar një paraqitje më të rregullt të saj.

Qumështi Ushqen Lëkurën

Acidi laktik e ushqen lëkurën për aq sa ajo ka nevojë.

Yndyrnat tek qumështi krijojnë një shtresë mbrojtëse për lëkurën dhe e zbusin atë.

Qumështin mund ta vendosni çdo ditë në lëkurë për një ushqyerje të mirë e të plotë të saj.

Ekspertët thonë se përtej përfshirjes së qumështit në përkujdesjen ndaj lëkurës, njeriu duhet ta pijë atë rregullisht.

Qumështi i skremuar ndihmon kundër akneve dhe konsumi për mbi 3 muaj i tij përmirëson dukshëm paraqitjen e lëkurës./AgroWeb.org