Pitet janë një nga ushqimet e shpejta të cilat përveç shijes së mrekullueshme, janë dhe një zgjidhje për mëngjesin apo darkën në familje.

Receta është shumë e lehtë dhe nuk do t’ju duhet shumë kohë që ta përgatisni.

AgroWeb.org ju tregon recetën e piteve të tiganit me gjalpë dhe hapat që duhet të ndiqni që t’i përgatisni kurdoherë.

Përbërësit

2 gota uji me miell

1 lugë çaji me kripë

Gjysmë luge çaji me sodë buke

Vaj ulliri

225g me gjalpë të freskët

Përgatitja

Në një tas bashkoni miellin, kripën dhe sodën e bukës.

Hapni një vrimë në mesin e tij dhe aty shtoni ujin e nevojitur në recetë.

AgroWeb.org ju sugjeron që ta punoni me duar brumin derisa ai të lidhet dhe të sipërfaqja e tij të jetë e lëmuar.

Largojeni brumin nga tasi dhe punojeni edhe për 4 minuta më pas vendoseni në tasin e lyer me vaj që të pushojë për 30 minuta.

Pasi koha e nevojitur të ketë kaluar ndajeni brumin në 6 kulaçe dhe jepuni formën e rrumbullakët karakteristike.

Lërini kulaçët që të pushojnë për 15 minuta. Më pas filloni t’i hapni me duar duke shtuar një lugë gjelle me gjalpë të zbutur.

Punojeni derisa brumi të ketë përthithur gjalpin dhe shtoni edhe dy lugë të tjera me gjalpë.

Hapeni petën sa madhësia e pëllëmbësh dhe rrotullojeni atë në formën e një cilindri.

Mbështilleni sa të formoni një rreth dhe kështu veproni edhe për kulaçët e tjerë.

Futini në frigorifer për 15 minuta në mënyrë që brumi të mos lëshohet.

Kur koha të ketë kaluar AgroWeb.org ju këshillon që t’i hapni kulaçët një e nga një në formën e piteve.

Ndërkohë në zjarr keni vënë një tigan me një lugë gjelle me gjalpë të ngrohet.

Vendosni piten për ta skuqur derisa sipërfaqja e saj të ketë marrë ngjyrë të artë.

Mos harroni ta ktheni dhe nga ana tjetër, ky proces mund të dojë katër minuta.

Vazhdoni kështu derisa t’i keni përgatitur që të gjitha pitet.

Mund t’i konsumoni me djathë apo reçel e mjaltë. Nëse dëshironi mund edhe t’i përgatisni të mbushura me mish pule apo perime të  pjekura./AgroWeb.org