Rënia në peshë është një proces që nuk ka të bëjë vetëm me aktivitetin fizik.

Ajo ka të bëjë edhe me konsumin e më pak kalorive.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se për të rënë në dorë duhet të hiqni dorë nga ushqimet që ju pëlqejnë.

Lexoni më poshtë këshillat e AgroWeb.org se si të konsumoni ushqimet tuaja të preferuara dhe të merrni më pak kalori.

Sekreti I Rënies Në Peshë Që Duhet Të Dini

Sekreti qëndron tek përzgjedhja e ushqimeve me shumë ushqyes të dobishëm por pak kalori.

Në vend të kosit të frutave që blini në market, përgatiteni vetë atë me kosin e shtëpisë dhe fruta të freskëta pylli. Në këtë mënyrë kurseni 60 kalori dhe 4 kalori me sheqer të shtuar

Në vend të kremit pana përdorni kos, i cili ka më pak kalori por më shumë kalçium dhe proteinë.

Në vend të puresë së patatos bëni pure me lulelakër. Pureja është po aq kremoze dhe përmban vetëm një të katërtën e kalorive.

Në vend të lëngu të frutave, hani një frut të plotë. Do të merrni më shumë fibër dhe do të shmangni 137 kaloritë që merrni nga lëngu.

Gabimet Në Mëngjes Që Pengojnë Rënien Në Peshë

Gabimi Nr 1- Mos Ngrënia e Një Mëngjesi Të Bollshëm

AgroWeb.org ju këshillon se një mëngjes i bollshëm ku përfshihen vezët dhe një darkë e lehtë është metoda më ideale për të pasur një peshë të mirë.

Shpejtësia e metabolizmit ndryshon nga ora në orë ndaj nuk duhet të evitoni një mëngjes të pasur me kalori.

Dreka duhet të jetë mesatare ndërsa darka më e lehtë.

Gabimi Nr.2- Ekspozimi I Pakët Në Diell

Drita e diellit ndihmon në djegien e kalorive, thonë studimet të cilave u referohet AgroWeb.org.

Kjo është një nga arsyet përse njerëzit shtojnë më shumë në peshë në dimër.

Gabimi Nr. 3 – Nuk Pini Një Gotë Me Ujë Sapo Të Zgjoheni

Ekspertët thonë se pirja e një gote me ujë sapo të zgjoheni është një ide shumë e mirë.

AgroWeb.org ju kujton se uji përshpejton tretjen dhe ul rrezikun e shtimit në peshë.

Gabimi Nr. 4 – Nuk Kryeni  Aktivitet Fizik

Aktiviteti fizik në mëngjes përshpejton metabolizmin, djeg kaloritë dhe ul oreksin.

Për më tepër, aktiviteti fizik ndërkohë që jeni të uritur është më efikas në aspektin e rënies së peshë.

Gabimi Nr. 5 – Ngrënia E Ëmbëlsirave Në Drekë Ose Në Darkë

Nëse jeni të apasionuar pas ëmbëlsirave, hajini ato në mëngjes.

Ndikimi i ëmbëlsirave që hahen në mëngjes është më i vogël se i atyre që konsumohen më vonë gjatë ditës./AgroWeb.org