Rregullat e Reja për Qarkullimin – Kufizime dhe Gjoba Edhe për Këmbësorët

255 0

Masat drastike për të ndalur përhapjen e koronavirusit COVID-19 vazhdojnë të rriten në vend.

Pas pezullimit të thuajse çdo aktiviteti në vend qeveria Shqiptare duket se ka shtuar masat parandaluese.

Rregullat e reja

Në një lajmërim të disa momenteve më parë, Kryeminostri Rama lamjmëroi se qarkullimi rrugor duke nisur nga sot do të kufizohet për të gjithë.

“DUKE NISUR NGA SOT, ÇDO DITË NË VIJIM PAS ORËS 18.00 DO TË NDALOHET EDHE LËVIZJA ME KËMBË NË TË GJITHË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË!”, ka komunikuar kreu i vendit.

Për këdo që do ta shkelë këtë rregull nga neser hyn në fuqi Urdhri i Ministrisë së Shëndetësisë në masën e gjobës. Ky urdhër i ri është i vlefshëm edhe për këmbësorët apo ata që ulen nëpër stola e parqe në mjedise të hapura.

Në rrugë do të lejohen vetëm personat e autorizuar si personelet e shërbimit mjekësor dhe personat e kanë te detyrueshme të jenë në punë.

Këto masa janë të domosdoshme për të fituar luftën me këtë virus, vijon në mbyllje të lajmërimit Zoti Rama.

Situata e Koronavirusit

COVID-19 po vazhdon përhapjen e tij kudo në botë, teksa ekspertët thonë se tashmë Evropa konsiderohet si një vatër e re kontaminimi.
Vendet që po luftojnë më fort në këto momente janë Italia dhe Irani ku numri i të infektuarve është afër 20 mijë persona.
Në vendin tonë që nga e hëna e kaluar janë shënuar 51 raste të të infektuarish, njëri prej të cilëve ndërroi jetë në spitalin e Durrësit.

Nga rastet e konfirmuara pozitivë:

Tiranë 34 raste
Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)
Lushnje 2 raste
Elbasan 2 raste
Fier 6 raste
Rrogozhinë 2 raste
Këta persona po mbahen nën kujdes dhe të izoluar nga mjekët.

20 prej janë të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Fieri, Lushja dhe Rrogozhina).

Që nga komfirmimi i rastit të parë në vend janë kryer 564 testime ku 51 prej tyre janë pozitive./AgroWeb.org