Në ka një zonë të shtëpisë të cilën e marrim gjithnjë për të mirëqenë, ajo është…dyshemeja!

Ajo duhet të jetë gjithnjë e pastër dhe kjo, nuk mund të nënvizohet mjaftueshëm.

Për shembull, a e dini se njeriu çdo ditë lëshon 1.5 milion grimca lëkurë të cilat përfundojnë në dysheme ose në tapet.

Nëse ky i fundit nuk pastrohet me fshesë me vakum, në të do të mblidhen disa kilogramë pluhura në vit.

Duke u bazuar në këto të dhëna, në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për mënyrat e duhura të pastrimit të dyshemesë në varësi të llojit të saj.

Laminati

Për pastrim duhet të përdorni fshesën me vakum, fshesën e thjeshtë dhe një leckë jo shumë të lagur.

Mos përdorni detergjentë prej sapuni dhe mos e teproni me ujin.

Për të hequr njollat por edhe për disinfektim, përdorni uthull të tretur në ujë.

Njolla të tjera si boja e këpucëve hiqen me açeton.

Pllakat Prej Qeramike dhe Guri Natyral

Këto pllaka kanë nevojë për pak mirëmbajtje.

Për larjen e tyre mund të përdorni një sapun të lëngshëm dhe më pas t’i shpëlani me ujë të pastër.

Për disinfektim mund të përdorni uthull.

Parketi Prej Druri

Parketi duhet fshirë rregullisht.

Ai i lyer me dyll, duhet pastruar me shtupë të thatë dhe më pasherë pas here i duhet dhënë një shtresë dylli.

Për disinfektim përdorni leckë të lagur në ujë me uthull e të shtrydhur mirë.

Linoleumi

Kjo lloj dyshemeje pastrohet me fshesë me vakum dhe më pas me një shtupë të lagur në ujë me detergjent.

Njollat mund t’i hiqni duke përdorur anën e fortë të një sfungjeri.

Sa Herë Duhet Pastruar Dyshemeja?

Kjo varet nga lloji i dyshemesë.

Megjithatë, pavarësisht llojit, ju mund të përdorni fshesën me vakum një herë në dy javë për ta fshirë shtëpinë plotësisht.

Sa i përket larjes, në rastin e dyshemesë me pllaka apo disa materialeve të tjera, duhet të tregoni kujdes me zonat më të ndotura.

Ato janë: kuzhina, vendi i ngrënies, banjoja, korridori, ndaj duhen fshirë me fshesë dhe larë çdo ditë.

Zonat e tjera një herë në dy-tre ditë.

Sipas dëshirës, në ujë mund të hidhni pak uthull për një larje rrënjësore të dyshemesë me pllaka./AgroWeb.org