Salca e Borzilokut është speciale me aromë fantastike, e lehtë dhe delikate, një mënyrë fantastike për t’i shtuar edhe më shumë shije gatimeve dhe recetave të ndryshme.

Salca me borzilok është e plotë në shije, e thjeshtë për t’u përgatitur dhe e kombinueshme me shumë ushqime të tjera.

Një salcë jashtëzakonisht e shijshme, për të lyer fetat e bukës së thekur, shoqëruar makaronat, filetot e pjekura të pulës apo shumë gatime të tjera tradicionale e jo vetëm.

Me përbërës të shijshëm, të freskët e natyralë, borzilokë e vaj ulliri, kombinuar me stika pishe dhe djathë kaçkavall, kjo recetë është fantastike për t’u përdorur shpesh herë  në kuzhinë e për ti dhënë shije speciale çdo gatimi.

AgroWeb.org u sugjeron më poshtë recetën e përgatitjes së salcës së borzilokut krejt lehtë në shtëpi.

Si të përgatisim salcën e borzilokut në shtëpi

Përbërësit

(Sasia e përbërësve varet nga sasia e preferuar e salcës që doni të përgatisni. Receta më poshtë është për makarona për katër persona)

50 gr gjethe borziloku

Dy thelpinj hudhër

15 gr stika pishe

70 gr djathë kaçkavall

100 ml vaj ulliri

Kripë

Përgatitja

Pastroni mirë gjethet e borzilokut dhe lërini të thahen mirë.

Bëni kujdes gjatë pastrimit të borzilokut në mënyrë që gjethet që mos dëmtohen pasi në të kundërt shija e salcës mund të bëhet e hidhur.

Hidhni në një tas qelqi (mundësisht edhe druri) gjethet e borzilokut dhe kripën dhe shtypini fortë me një lugë druri.

Shtypini duke i përzjerë. Teksa i shtypni do shihni se nga gjethet e borzilokut do të dalë një lëng i gjelbër.

Në këtë moment do shtoni stikat e pishës dhe do vijoni të shtypni masën duke e përzjerë.

Në fund ndërsa vijojmë t’i shtypin e përzjejmë hedhim nga pak djathin kaçkaval si dhe vajin e ullirit.

Sa më shpejt ta përgatisni salcën, aq më mirë do të jetë për të shamngur oksidimin e përbërësve.

Salcën mund ta përgatisni edhe në mikser por duhet të bëni shumë kujdes duke përdorur gradacionin më të ulët të makinerisë.

Pasi i keni përgatitur salcën e përftuar hidheni në kavanoz qelqi.

Salcën e borzilokut mund ta ruani në frigorifer deri në 10 ditë duke e mbuluar me vaj ulliri në sipërfaqe. Ose ta vendosni në frigorifer dhe më pas të lini që të shkrirë në temperaturë ambjenti./AgroWeb.org