Sallatë e Gjelbër me Pulë – Shije dhe Shëndet

2.9k 0

Sallatat përbëjnë një ushqim ideal për këdo prej nesh sepse me pak përbërës mund të transformohen në një instrument të rëndësishëm për shëndetin dhe mirëqenien.

Vetëm barishtet që përdoren në sallata na ofrojnë kalçium, hekur, kalium dhe vitaminat B.

Shumë sallata të tjera përfshijnë domatet, specat, arrat, avokadot të cilat na japin antioksidantë.

Mishi i pulës, përbërës i disa recetave të sallatave është i pasur me proteina dhe selenium që shërben si antioksidant dhe pastron organizmin nga radikalet e lira.

Më poshtë do të mësoni se si të përfshini mishin e pulës në sallata dhe të merrni maksimumin e ushqyesve që ju nevojiten në një ditë.

Përgatitja e Sallatës me Mish Pule  

Kjo sallatë kërkon mish pule të pjekur në furrë ose në zgarë.

Ajo është një zgjedhje ideale jo vetëm për në vaktin e drekës por edhe në mbrëmje.

Një racion me këtë sallatë përmban 200 kalori.

Ajo përmban edhe barishte të cilat janë të pasura me vitaminë C dhe folat, avokado të pasur me antioksidantë dhe yndyrna të shëndetshme mono-të-pangopura.

Përbërësit

2 lugë gjelle me vaj ulliri

2 lugë gjelle me lëng të freskët limoni jeshil

2 lugë uthull balsamike

2 fileto

1 tufë me barishte (sallatë jeshile, spinaq, rukola)

Gjysëm avokado (nëse preferoni)

Domate qershizë

Pak djathë kaçkavall

Përgatitja

Ndizeni furrën ose zgarën.

Në një enë përzieni vajin dhe lëngun e limonit.

Copat e filetos së pulës vendosini në një pjatë të madhe dhe marinojini me dy lugë gjelle nga lëngu i përgatitur.

Lëreni për pesë minuta dhe më pas piqeni në furrë ose në zgarë.

Pasi mishi të jetë pjekur, prijeni në shiritë të hollë ose në copa katrore.

Merrni një tas qelqi për sallatën dhe bashkoni në të barishtet bashkë me domatet qershizë dhe avokadon.

Hidhni sipër copat e mishit të bardhë të pulës dhe më pas shtoni salcën e përgatitur në fillim dhe djathin kaçkavall.

Kjo sallatë është e shijshme dhe e pasur në vlera, ajo shoqërohet mirë me një gotë verë të bardhë./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.