Ushqimet e pasura me karbohidrate janë pjesë e rëndësishme e një regjimi ushqimor.

Format më kryesore të karbohidrateve janë: sheqernat, fibra dhe niseshteja.

Karbohidratet e pajisin organizmin me glukozë që transformohet në energji e që më pas mundëson shumë prej funksioneve të trupit, përfshirë këtu edhe lëvizjen.

Megjithatë, AgroWeb.org rekomandon se cilësia e karbohidrateve të konsumuara ka shumë rëndësi.

Burimet më të shëndetshme të karbohidrateve janë ushqime të papërpunuara siç janë drithërat e plota, frutat, perimet dhe bishtajoret, si thjerrëzat, fasulet.

Ato e furnizojnë trupin me vitamina, minerale dhe fibër.

Burimet më të pashëndetshme të karbohidrateve janë: buka e bardhë, ëmbëlsirat, pijet e gazuara dhe çdo ushqim tjetër i përpunuar.

Këto karbohidrate nxisin shtimin në peshë, diabetin dhe sëmundjet e zemrës.

Sa Gramë Karbohidrate Ju Nevojiten Çdo Ditë?

Ekspertët thonë se nëse njeriu kryen një jetë aktive, atëherë duhet të sigurohet që 40% e kalorive të marra në ditë të jenë karbohidrate, 30% proteinë dhe 30% yndyrna.

Në përgjithësi, 500-800 kalori duhet të vijnë nga një ose disa burime karbohidratesh.

Kjo përkthehet në 150-200 gramë karbohidrate në ditë.

Sasia e karbohidrateve ditore është në varësi edhe të llojit të përzgjedhur.

Për shembull nëse jeni tifozë të orizit keni përballë dy alternativa.

Orizi i bardhë konvertohet në sheqer direkt sapo hyn në organizëm.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, orizi kaf është i pasur me fibër që ngadalëson përthithjen e karbohidrateve dhe konvertimit në sheqerna.

Burimet më të Mira të Karbohidrateve

Shëndeti i mirë nuk bazohet tek sasia por tek cilësia e ushqimeve.

Karbohidratet më të mira gjenden tek: patatja e ëmbël, bananet, orizi kaf, bishtajoret, hurmat e Arabisë, kinoa dhe hikërra.

Si të Konsumoni më Shumë Karbohidrate të Mira

Niseni ditën duke ngrënë drithëra të plota siç është tërshëra.

Zgjidhni një drithë që në një racion ofron të paktën 4 gramë fibër dhe më pak se 8 gramë sheqer.

Hani bukë me drithëra të plota në drekë.

Këtu përfshihet elbi dhe gruri, mjafton që të jenë të plotë dhe jo të përpunuar.

Mos pini shumë lëngje frutash. Një portokalle e plotë ka dyfishin e fibrës dhe gjysmën e sheqerit të një gote uji me lëng portokalli.

Hani më shumë fasule në vend të patateve.

Fasulet dhe thjerrëzat janë një burim i shkëlqyer i karbohidrateve që treten ngadalë.

Përpos kësaj, fasulet ofrojnë edhe sasi të shëndetshme të proteinës./AgroWeb.org