Një filxhan ekspres apo makiato janë një refren i njohur tashmë që e dëgjon thuajse në çdo bar apo lokal në çdo moment të ditës.

Mund të konsiderohet fare lehtë pija më popullore në botë, pasi kushdo që pi një filxhan kafe flet një gjuhë universale përmes saj.

Aroma karkateristike, shija që nuk ngjan me asnjë tjetër dhe efektet e menjëherëshme që jep në organizëm janë thuajse magjike.

Megjithëse mënyrat e përgatitjes së saj janë të njohura mirë, nuk janë të pakëta rastet kur zhgenjeheni nga shija e saj.

Si duhet të jetë një kafe vërtetë e mirë, si ta dalloni dhe ku ta gjeni për ta shijuar çdo ditë?

Këtë ritual të shenjtë për të gjithë kafedashëit nuk mund t’ia besoni çdokujt, por vetëm mjeshtrave të vërtetë

AgroWeb.org ka pyetur disa prej tyre dhe përmbledh të gjitha cilësitë që një filxhan me kafe duhet të ketë në vijim të këtij artikulli.

Çfarë e bën një kafe të mirë

Një kafe e cilësisë së lartë duhet të jetë e balancuar mes aciditetit që ju lë në gojë, ëmbëlsisë dhe hidhësisë që në gllënkën e parë.

Një bashkim shijesh që mund të tingëllojë i çuditshëm, por për njohësit e vërtetë të kafes aspak i panjohur.

Sipas ekspertëve të prodhimit të kafes nga Mulliri i Vjetër të pyetur nga AgroWeb, shija perfekte varet edhe nga lloji i saj.

Pra nga vjen bima, kushtet me të cilat është rritur, mënyra e pjekjes dhe ruajtjes së saj e shumë procese të tjera të ndërmjetme.

Nisim nga më të rëndësishmet, nga kokrrat e kafesë dhe origjina e tyre.

Në botë ekzistojnë disa lloje kokrrash të cilat me siguri i keni dëgjuar, kafe Arabika, Robusta, Liberika e lloje të tjera të veçanta.

Kafeja Arabike dhe Robusta janë ndër më të njohurat për shijen e mirë dhe kualitetin e lartë të kafes që prodhojnë.

E para ka një shije të shumëfishtë me aromë të ëmbël dhe nuance frutash kur piqet, ndërsa e dyta Robusta është më e fortë dhe merr një aromë kikirikësh pas pjekjes.

Shpesh të dyja përzien për të përfituar një shije më të balancuar e të mesme.

Në eksperiencën e kompanisë së kafes Mulliri i Vjetër, ku të dy këto varietete përdoren më shumë, këto shije janë të preferuara nga konsumatori.

“Ne kryejmë përzgjedhjen e kafes jeshile dhe kafja vjen drejt nga vendet e origjinës, e papjekur. I gjithë zinxhiri i pergatitjes fillon dhe perfundon në kompaninë e kafes Mulliri Vjeter. Kafja piqet, bluhet dhe paketohet brenda në kompanini.” shprehen ata për AgroWeb.

Kjo e ben Mulliri Vjeter rrjetin e vetem te dyqaneve te kafes ne Shqiperi qe perzgjedh dhe pergatit vete kafen e sherbyer.

Cilësia është e garantuar që nga origjina tek mjeshtrat e pjekjes e bluarjes së saj nga Mulliri i Vjetër.

Çfarë preferojë shqiptarët?

Si një nga kafenetë më të frekuentuara në të gjithë Shqipërinë, nga të dhënat e tyre mund të kuptojmë edhe shijen e preferuar të shqiptarëve.

Ekspresi dhe kafja makiato mbajnë vendin e parë në shitje, të cilat zakonisht përgatiten me “perzierjen e shtepise”.

Quhet keshtu pasi është një përzierje e kafeve të kulturave nga e gjithë bota, nën kujdesin e mjeshtrave të kafes së kësaj kompanie.

Ata punojnë duke vlerësuar karakteristikat dhe shijet e secilës prej kafeve, për të lindur më pas e magjishmja, kafja Mulliri Vjeter. Kjo e ben kafen Mulliri Vjeter te personalizuar, unike dhe te vlefshme per t’u shijuar ekskluzivisht vetem ne dyqanet Mulliri.

Krahas kafes se perditshme, Mulliri Vjeter u jep gjithashtu mundesine kafedashesve te shijojne nje kafe speciale Single Origin nga vendet me prestigjoze te kafes ne bote. Çdo muaj, nje kafe e re speciale ofrohet ne dyqanet Mulliri. Vetem vitin qe lame pas jane sherbyer kafe speciale nga Kamerun, Ruanda, Cuba, Togo, Tanzania, Guatemala, Burundi, Honduras, Brazil dhe India. Kafet speciale Single Origin jane kryesisht kafe arabike. Te ardhura drejt nga vendi i origjines, keto kafe gjithashtu piqen, bluhen dhe paketohen ne kompanine Mulliri Vjeter, nga ku vjen edhe garancia per shijen dhe cilësinë e saj në treg dhe sugjerimet më të mira për kafedashësit e vërtetë.

Fermat nga te cilat ato vijne jane te vogla dhe ofrojne nje sasi te limituar kabbbfeje, per te cilen shpeshhere fanatiket e kafes e humbin mundesine per ta provuar. Lajmi i mire eshte se ky kufizim nuk do te zgjase per shume kohe. Mulliri Vjeter eshte duke punuar per te sjelle nje eksperience unike te shijimit te kafes , per te cilen do te flasim me gjeresisht se shpejti. Per momentin, ju kerkojme te mbani mend vetem dy fjale “Mulliri Gourmet”./AgroWeb.org

https://www.instagram.com/tv/CKolS0xBnjz/?igshid=1aty830174p89