Perimet janë padyshim kryefjala e shëndetit të mirë, të rekomanduara gjithnjë edhe nga mjekët.

Janë një gatim i shpejtë dhe i sigurt për çdo amvisë të re dhe të vjetër në kuzhinë.

Kjo për shkak të lehtësisë dhe shijes së mirë që ato dhurojnë në fare pak hapa.

Gjithsesi disa njerëz nuk i preferojnë për shkak se ato fitojnë një shije krokante dhe bëhen të thata gjatë pjekjes.

Për të evituar këtë dhe për t’iu përshtatur shijes së gjithsecilit AgroWeb.org ju zbulon një sekret të vogël në përgatitje.

Në mënyrë që ato jenë të buta e plot lëng, njëjtë si ato që përgatiten kur gatuani gjellë të ndryshme ndiqni këshillat e AgroWeb.org si më poshtë.

Çfarë duhet të bëni

Fillimisht përzgjidhni perimet që do të gatuani në furrë dhe pasi t’i keni larë e prerë në feta rrethore, thajini mirë me letër.

Nëse do të përgatisni kunguj ose patëllxhanë mund t’i lini pa qëruar.

Vendosini në një enë të thellë dhe shtojini dy tre lugë gjelle vaj ulliri.

Spërkatini me piper të zi apo të kuq dhe kripë sipas dëshirës dhe janë gati për t’u pjekur.

Fillimisht zgjidhni një tavë mesatare për pjekje dhe shtroni në të letër pjekje.

Shtoni perimet që përgatitët më parë dhe mbulojini ato sërish me letër pjekje.

Kini kujdes që ti ktheni dhe puthitni mirë të gjitha anët e të dyja letrave.

Në mënyrë që të formohet në zarf i mbyllur nga të gjitha anët në të cilin perimet do të qëndrojnë brenda.

Ndizni furrën në temperaturën 180 gradë dhe kur të jetë e nxehtë futini perimet tuaja të piqen për rreth 40 minuta.

Në minutat e fundit nëse dëshironi që të marrin ngjyrë të kuqe të artë hiqeni letrën që vendosët sipër perimeve.

Lërini ato në furrë edhe për disa minuta të tjera derisa të shikoni që kanë marrë ngjyrë.

Hiqini më pas nga furra dhe mund t’i shërbeni duke i spërkatur me pak nenexhik sipër për një shije më të freskët./AgroWeb.org