Sëmundja e Melanomës në Rritje – Raste të Reja Çdo Vit edhe Në Shqipëri

428 0

Melanoma është një sëmundje kancerogjene që prek të gjithë sipërfaqen e lëkurës dhe nishanet.

Në vitet e fundit raportohet se ka një rritje të konsiderueshme të personave të prekur nga forma të saj.

Oragnizata Botërore e Shëndetësisë raporton se ka rreth 132,000 raste të reja të diagnostikuara me këtë sëmundje çdo vit.

Ndërsa në Shqipëri sipas të dhënave të Top Channel të cilit i referohet AgroWeb.org, ka rreth 25 raste të reja në vit vetëm në QSUT.

Ekspertët thonë se ky numër mund të jetë edhe më i madh, pasi nuk janë llogaritur personat që zgjedhin të vizitohen në spitale private.

Përse shfaqet

Përhapja e mealonomës mund të lidhet më shumë faktorë që nisen që nga gjenetika e deri tek ekspozimi i tepërt në diell.

Konsiderohet si e rrezikshme nga mjekët pasi mund të sjellë kancer të lëkurë dhe të çojë deri në vdekje.

Kjo sëmundje po përhapet kryesisht në vendet e ngrohta që kanë shumë diell gjatë vitit.

Në zonën e Europës qëndrore dhe Mesdheut rastet me këtë sëmundje janë shtuar me 10 -20 herë më shumë se më parë.

Dermatologia Monika Fida për Top Channel thotë: “25 është një shifër e konsiderueshme dhe duhet të bëjmë kujdes”.

Më poshtë AgroWeb.org ju tregon disa këshilla të vlefshme se si të kuptoni që vuani nga melanoma dhe si t’a parandaloni.

Si ta dignostikoni

Melanoma është një sëmundje që i jep simptomat e saj dhe shpërndahet për një kohë shumë të shkurtër në trup.

Mund të bëhet një kërcënim për jetën në krye të gjashtë javëve nëse jeni prekur nga ndonjë formë e saj.

Megjithëse melonomat e zakonshme nuk janë menjëherë kaq fatale për njeriun, trajtimet tek mjeku janë gjithnjë të domosdoshme.

Disa nga mënyrat për t’a diagnostikuar këtë sëmundje janë, vrojtimi me kujdes i nishanëve të rinj që ju dalin në lëkurë.

Nëse nishnet e reja rriten pa pushim dhe ndryshojnë ngjyrë atëherë është mirë t’i konrolloni tek një mjek dermatolog.

Një mënyrë tjertër për t’a kuptuar është edhe forma që marrin nishanet, nëse janë asimetrik dhe jo rrumbullakë nuk janë të shëndetëshëm.

Nëse shikoni që ngjyra e nishaneve tuaja varion nga kafe në të kuqe, blu, të zezë apo gri atëherë po vuani nga ndonjë formë e melanomës.

Melanoma Nondulare është forma më e rrezikshme e saj që mund të përhapet vetëm në pak javë.

Prandaj nëse shikoni një nga simptomat e mësipërme sigurohuni të kontrolloheni patjetër në mënyrë që të paransaloni në kohë sëmundjen.

Kush rrezikohet më shumë

Kjo sëmundje mund të shfaqet tek të gjithë pasi mund të ketë preardhje gjenetike, por ndër personat më të rrezikuar AgroWeb.org i rendit më poshtë.

Personat që kanë fytyrë të ndjeshme që digjet shpejt nga dielli.

Personat që kanë një numër të madh nishanesh në trup.

Nëse jeni djegur shumë herë nga dielli si pasojë e ekspozimit të tepërt.

Personat që kanë histori të kësaj sëmundje në familje.

Personat  e moshuar kanë më shumë risk të preken.

Këta faktorë janë kyç dhe përcaktues në zhvillimin e kësaj sëmundje që mund të marrë forma të ndryshme dhe të rrezikshme.

Si ta parandaloni zhvillimin e melanomës

Në rastet më të rënda të zhvillimit të kësaj sëmundje duhen marrë masa të menjëhershme nga mjekët specialist.

Gjithësesi mund të parandalohet duke u kujdesur në mënyrë të përditshme për lëkurën tuaj.

Ekspertët rekomandojnë të mbroni gjithnjë trupin me krem mbrojtës nga rrezet UV.

Kremrat rekomandohet të jenë me mbrojtje nga 30-50+.

Mos u ekspozoni për kohë të gjata në diell, pasi rrezet e diellit mund të jenë të dëmshme edhe nëse jeni të mbrojtur.

Evitoni diellin e tepërt nga ora 10:00 deri ne 16:00, kryesisht gjatë periudhës së verës.

AgroWeb.org ju këshillon të  kujdeseni dhe të mbroni në çdo rast lëkurën tuaj nga faktorët e jashtëm./AgroWeb.org