Me përhapjen e sëmundjes së diabetit në të gjithë globin, duket sikur çdo problem që prek insulinën apo sheqerin në trup lidhet me të.

Në të vërtetë ka disa raste dhe sëmundje të veçanta kur ulja e papritur e sheqerit nuk shkaktohet nga kurat e forta kundër diabetit.

Prandaj në këtë artikull AgroWeb.org ju tregon se çfarë është hipoglicemia apo ulja e papritur e sheqerit në trup dhe çfarë e shkakton atë.

Çfarë është hipoglicemia

Hipoglicemia shfaqet kur nivelet e sheqerit në gjak janë më të ulta se normalja.

Zakonisht është një efekt anësor që ndodh tek personat me kura të forta kundër diabetit.

Nëse vuani nga diabeti i tipit 1 dhe merrni insulinë, përdorimi i tepërt i saj mund të shkaktojë probleme në balancimin e sheqerit në trup.

Hipoglicemia konsiderohet si e kundërta e diabetit.

Gjithsesi jo gjithnjë këto dy sëmundje janë të lidhura me njëra tjetrën.

Nëse nivelet e sheqerit në gjak bien më poshtë se 70 mg për decilitër, hipoglicemia mund të kthehet në një kërcënim për jetën.

Sheqeri duke qenë një nga burimet e para dhe më të rëndësishme të trurit për energji, kur është në mungesë trupi nuk ka më forca.

Kështu edhe funksionimi normal i organeve apo aktiviteti i përditshëm mund të kthehet në një problem.

Sëmundjet që e shkaktojnë

Siç përmendëm edhe më sipër në këtë artikull AgroWeb.org ju tregon sëmundjet që e shkaktojnë këtë gjendje të cilat nuk lidhen me diabetin.

Tek personat që nuk janë të prekur nga diabeti, hipoglicemia mund të aktivizohet pas ndonjë vakti ushqimi.

Trupi prodhon më shumë insulinë nga sa duhet për të djegur ushqimin duke prishur balancat e organizmit.

Anoreksia

Kur nuk konsumoni mjaftueshëm ushqim, sigurisht që energjia në trup do të jetë më e pakët.

Sa më pak ushqim të merrni aq më pak glukozë do të prodhojë trupi juaj, duke prishur kështu balancën e sheqerit në gjak.

Problemet me veshkat

Nëse kuroheni për sëmundje të veshkave medikamentet e ndryshme ulin glukozën në trup pasi funksionojnë si shkarkues.

Hepatiti

Hepatiti është një sëmundje inflamatore që prek mëlçinë duke e ndaluar atë të punojë normalisht.

Nëse mëlçia nuk mund të prodhojë apo çlirojë mjaftueshëm glukozë, mungesa e tij shkakton probleme në trup.

Pankreasi

Sëmundjet kancerogjene që prekin pankreasin, bëjnë që të çlirohet në trup shumë insulinë.

Kështu nëse nivelet e insulinës janë shumë të larta, sheqeri në gjak bie poshtë normave të lejuara.

Simptomat e sheqerit të ulët në gjak

Dridhje e trupit

Marramendje

Mungesë përqendrimi

Konfuzion

Dhimbje sysh

Uri e tepërt

Simptoma të tjera të uljes së tepërt të sheqerit në gjak mund të jetë dhe humbja e ndjenjave apo dhimbjet e vazhdueshme të kokës.

Mjekët sugjerojnë që përveçse të bëni kontrolle periodike dhe analiza të ndryshme, mundohuni të keni një dietë të pasur dhe të larmishme me vitamina dhe minerale./AgroWeb.org