Moshën njeriu nuk ka përse ta ketë ‘të shkruar’ në ballë.

Kalimi i viteve nuk lë shenja vetëm në fytyrën e njeriut por edhe në zona të tjera të trupit të cilat do t’i mësoni më poshtë në këtë artikull të AgroWeb.org

Duart

Duart janë ndër të parat që preken nga shenjat e moshës dhe kjo vërehet më shumë tek gratë.

Ndryshimet hormonale shkaktojnë humbje të elasticitetit të lëkurës dhe dobësimi i saj shkakton daljen në pah të damarëve.

Duart janë më të predispozuara të preken nga njollat e diellit sepse pothuajse kurrë nuk lyhen me krem mbrojtës.

Lexoni këtu për trajtimet natyrale për duart.

Sytë

E qeshura është e dobishme për shëndetin por shkakton shumë rrudha.

Lëkura përreth syve hollohet më shumë dhe e qeshura, ekspozimi në diell apo vrenjtja në fytyrë rrit predispozitat e rrudhave.

Lexoni këtu për kurat natyrale për rrudhat e syve.

Buzët

As buzët nuk arrijnë t’i shpëtojnë dot njollave dhe shenjave të moshës.

Pas syve dhe ballit, rrudhat shfaqen në zonën e buzëve.

Në shfaqjen e tyre luan rol ekspozimi në diell por edhe mbledhja e buzëve nga përdorimi i pipave dhe shisheve kur pini ujë apo lëngje.

Balli

Shprehitë e fytyrës lënë gjurmë edhe tek balli.

Ky i fundit është ndër zonat e para të fytyrës që preket nga rrudhat.

Ekspertët rekomandojnë kolagjen dhe solucione për heqjen e qelizave të vdekura për zbardhjen dhe zbutjen e lëkurës.

Lexoni këtu për kurat natyrale për rrudhat e ballit.

Qafa

Zona e qafës duhet mbrojtur me krem kundër diellit.

Në mungësë të mbrojtjes, qafa humbet elasticitetin, lëkura poshtë mjekrës varet dhe me kalimin e moshës formohen rrudhat.

Kraharori

Ekspozimi në diell shkakton çngjyrosje të zonës së kraharorit, njolla dhe rrudha.

Ekspertët, sipas informacioneve të AgroWeb.org, rekomandojnë përdorimin e kremërave me faktor mbrojtës mbi 30 që përmbajnë dioksid zinku.

Gjunjtë

Gjunjtë kanë tendencën të preken nga njollat dhe shenjat e moshës.

Përveç aplikimit të eksfoliantëve, ekspertët rekomandojnë përdorimin e kremërave hidratues dhe me faktor të lartë mbrojtës.

Bërrylat

Bërrylat përbëhen nga kryesisht kocka dhe nuk kanë depozita yndyrore apo muskuj për të qëndruar të fryrë.

Ekspertët rekomandojnë përdorimin e kremërave zbutës me acid salicilik tek bërrylat.

Flokët

Për shumë njerëz, 30 vjetori vjen me shfaqjen e thinjave.

Ky fenomen përkeqësohet më shumë pas të pesëdhjetave.

Për më tepër, me kalimin e moshës, skalpi prodhon më pak yndyrë duke e përtharë kështu flokun në tërësi

Lexoni këtu për rastet kur thinjat tregojnë probleme me shëndetin./AgroWeb.org