Abuzimi me alkolin gjatë festave është një thikë me dy presa.

Pa dyshim që netët festive nuk mund të mos shoqërohen me pije të tilla, megjithatë e nesërmja mund të bëhet tepër e hidhur dhe e rëndë si pasojë e dehidratimit dhe dhimbjeve gulçuese të kokës.

Ekspertët e AgroWeb.org thonë se nëse trupi i njeriut nuk e metabolizon siç duhet alkolin, atëherë ky i fundit do të ndikojë edhe tek transmetuesit nervorë të trurit.

Metabolizimi i mangët i alkolit shkakton:

  • Dhimbje koke,
  • Ethe,
  • Djersitje,
  • Rrahje të larta të zemrës,
  • Tension të lartë të gjakut,
  • Dhimbje muskujsh,
  • Të përziera dhe të vjella,
  • Dehidratim,
  • Etje,
  • Ndjeshmëri ndaj dritës,
  • Lodhje dhe plogështi,
  • Ankth.

Si Të Shmangni Dhimbjet e Kokës Si Pasojë e Pijes Gjatë Festave

Një studim të cilit i referohet AgroWeb.org thotë ka identifikuar disa mënyra për të shmangur dhimbjet e kokës pas një nate festimesh.

Gjatë mbrëmjes, ekspertët këshillojnë që të alternoni pijet alkolike me ato jo-alkolike.

Së dyti, ju duhet të siguroheni që të pini sa më shumë ujë, në mënyrë që të qëndroni të hidratuar.

Pijet alkolike nuk duhen pirë me stomak bosh, thonë ekspertët, ndaj pijet shoqërojini gjithnjë me ushqim.

Ushqimet me yndyrë besohet të ngadalësojnë përthithjen e alkolit në gjak.

Të nesërmen, mund ta nisni ditën me ujë dhe limon.

Ky i fundit ka veti shumë të mira hidratuese.

Edhe nëse s’keni uri, është mirë që të hani diçka që t’ju mbledhë stomakun.

Për këtë mund të konsumoni  bukë të thekur me pak djathë, ose vezë të zier.

Një nga ushqimet më të mira kundër intoksikimit nga alkoli është shpargu.

Studimet thonë se shpargu përmban disa substanca natyrale të cilat mbrojnë qelizat e mëlçisë nga toksinat.

Përveç ujit dhe ushqimit, ekspertët këshillojnë që të merrni edhe një ilaç kundër inflamacionit, siç është ibuprofeni.

Ai do të pakësojë dhe eventualisht shuajë dhimbjen e kokës./ /AgroWeb.org