Plot me shije dhe fare pak kalori. Kërpudhat janë ushqime të jashtëzakonshme, që i përkasin botës bimore, por me karakteristika që i dallojnë ato nga bimët pasi nuk kanë klorofil.

Ato kanë praktikisht zero yndyrë, pak karbohidrate (4-6%), por përmbajnë proteina të perimeve.

Kërpudhat përbëhen kryesisht nga uji (90%), përmbajnë plot vitamina B dhe janë një burim i mirë i kripërave minerale, sidomos kaliumit dhe selenit.

Por jo vetëm kaq. Kërpudhat kontribuojnë në funksionimin e shkëlqyer të sistemit tonë imunitar. Që nga kohët e lashta konsiderohen si një antibiotik i shkëlqyer natyror.

Këto mrekulli të natyrës ruajnë vetitë e tyre kur rriten të egra, por edhe kur kultivohen.

Vetëm disa lloje, të tilla si porcinet apo kapeloret, mund të sillen në tryezë të papërpunuara. Me gatimin, në fakt, eliminohen toksinat, të pranishme në përqindje mjaft të vogla madje edhe tek kërpudhat e ngrënshme. 

Si t’i pastroni kërpudhat me kujdes dhe si t’i ruani ato

Nëse keni blerë kërpudha ose i keni mbledhur ato, hapi i parë është një pastrim i tërësishëm për të hequr të gjithë dheun dhe pjesët e papastra.

Qërojini ato butësisht me një thikë të vogël për të hequr cipën e jashtme. Mund edhe t’i pastroni me një furçë dhëmbësh dhe pastaj fshijini ato me një leckë pak të lagur për të hequr mbetjet.

Menjëherë pas kësaj, kërpudhat janë të gatshme për ruajtje. Ju mund t’i prisni në feta të gjata dhe t’i lini të thahen në diell. Gjithashtu mund t’i prisni, dhe t’i vendosni në vaj ulliri.

Mund edhe t’i ngrini kërpudhat, por në këtë rast pasi duhen lënë disa minuta në ujë të valuar. 

Kërpudhat janë të përsosura për salllata të shkëlqyera, sidomos nëse shtoni selino, domate, majdanoz dhe të spërkatura me vaj ulliri.

Ju gjithashtu mund t’i kombinoni ato me mish ose peshk dhe të shtoni në pjatën tuaj vaj ulliri ekstra të virgjër dhe limon.

Gatimi më i mirë është i zier. Por mund t’i skuqni për një kohë fare të shkurtër dhe të shtoni disa zarzavate.

Si t’i dallojmë kërpudhat shqiptare?

Në tregjet e fshatarëve, kërpudhat shfaqen shpesh. Sigurohuni të zgjidhni produktin vendas, pasi zakonisht kërpudhat e importuara janë të zbardhura me procese kimike ose të ruajtura për një kohë të gjatë.

Kërpudhat e mira të vendit zakonisht duken të papastra dhe më pak të bukura se të importit, por mbajnë me vete sekretin e freskisë dhe shijes së plotë.

Në Shqipëri janë disa nga ushqimet më të mira të natyrës dhe gjejnë mjaft vend në preferencat e konsumatorëve./AgroWeb.org