Si ka Ndryshuar Sjellja e Qytetarëve në Vendin Tonë Nga COVID-19?

250 0

Që nga data 10 Mars Shqipëria nisi me kufizimin e lëvizjes së qytetarëve.

Institucionet arsimore ishin të parët që ndaluan mësimdhënien për të siguruar mbrojtjen e fëmijëve.

Qeveria vendosi fasha orare të cilat rregullojnë daljet e qytetarëve vetëm për të blerë ushqime apo për ndonjë emergjencë.

Përsa i përket automjeteve, lejohen vetëm ato të autorizuarat nga instancat përkatëse.

Pas 17 ditëve, të gjithë po jetojmë në një tjetër realitet, i cili këtë radhë është imponuar për sigurinë e gjithsecilit prej nesh.

Në një anketim të kryer së fundmi, ka qenë pikërisht ky ndryshim fokusi i studimit.

Kompania IDRAPOLL përmes pyetjeve ka arritur të mbledh të dhëna lidhur me ndryshimet e mundshme që ka pësuar sjellja e qytetarëve si rrjedhojë e situatës së krijuar nga COVID-19.

Qytetarëve u drejtohej një pyetje lidhur me aktivitetet e tyre personale ditore, për të parë gjendjen e krijuar.

Gjetjet e Anketimit

Nga e gjithë popullsia, vetëm 1/3 e të punësuarve ka mundësi që të punojë nga shtëpia kundrejt një pagese.

Duke qenë se shumica e profesioneve nuk mund të kryhet dot nga shtëpia, tek qytetarët është ngritur një shqetësim.

Gjithçka lidhet me kohëzgjatjen e rregullave kufizuese të cilat bëjnë të mundur ndalimin e përhapjes së virusit COVID-19.

Përsa i përket lëvizjes, nga anketa rezultoi se 3 në 4 qytetarë “qëndrojnë në shtëpi dhe vetëm me raste të rralla dalin jashtë”.

Ndërkohë nga ana tjetër 8 në 10 nga ata që duhet të dalin pohojnë se mundohen që të shmangin grupet e njerëzve.

Çfarë tregon anketa për higjienën?

Një nga këshillat e përsëritura më shpesh nga mjekët infeksionist dhe specialistët e epidemiologjisë, është higjiena.

Larja e duarve ka qenë një nga temat më të trajtuara këtë kohë, dhe me të drejtë.

Përmes këtij veprimi arrihet që të eliminohet prezenca e virusit në duar, duke shmangur kështu infektimin.

Sipas anketës rezulton se 74% e qytetarëve kanë filluar të lajnë duart më shpesh këtë periudhë.

Gjithashtu shifrat për përdorimin e dezinfektuesve të duarve është e lartë.

38% e të anketuarve përdorin maska kur dalin në ambientet e jashtme, si dhe 30% prej tyre përdorin dorashka.

Sipas studiuesve duket se ka një nivel të madh përshtatjeje të sjelljes së qytetarëve me këtë situatë.

Edhe pse ata pohojnë se situate të tilla kërkojnë ndërgjegjësim të të gjithë popullsisë.

Ata ngrenë alarmin për atë pjesë të popullsisë e cila vazhdon të sillet si para përhapjes së pandemisë.

Diçka që vë në rrezik sigurinë e qytetarëve Shqiptar./AgroWeb.org