Hudhra është një bimë që i ngjason preshit apo qepës.

Ajo njihet për aromën karakteristike dhe për faktin që shtohet në gatime për t’i dhënë atyre një shije unike.

Ndërsa në mjekësinë bimore ajo njihet për përmbajtjen e lartë të alicinës, substancë që lufton bakteret dhe ndihmon çrregullimet e sistemit tretës.

Por për vlerat që njihet më shumë në mjekësinë alternative, lidhen me faktin që konsumimi i saj arrin të ulë nivelet e kolesterolit.

Si e bën magjinë e saj hudhra?

Në studime ku bazohet dhe AgroWeb.org, u vu re se personat që konsumonin hudhër me dietën e tyre, kishin nivele të ulta të kolesterolit në total si dhe ulte nivelet e triglicerideve.

Aftësitë e saj lidhen direkt me sasinë që një person konsumon. Pra sa më shumë hudhra të konsumoni aq më shumë ulet kolesteroli. Por gjithësesi këto efekte janë të përkohshme, dhe nuk mund të zëvendësojnë kurrsesi rolin e medikamenteve.

Përpara se të filloni ta konsumoni për të trajtuar kolesterolin

Studimet rekomanduan se konsumimi i 1-2 thelbinjëve hudhër apo 300mg hudhër pluhur në ditë arrin të ndikojë tek ulja e kolesterolit.

Por sigurohuni që t’i tregoni për vendimin tuaj për të konsumuar hudhër për kolesterolin edhe mjekut tuaj. Pasi hudhra mund të ndikojë negativisht nëse bashkohet me efektin e disa medikamenteve të tjera.

Efekti më i shpeshtë anësor i hudhrës është aroma që ajo lë pas. Prandaj merreni parasysh që nëse do ta konsumoni aroma e saj do t’ju ndjekë pas.

AgroWeb.org ju këshillon që nëse po përdorni ilaçe për hollimin e gjakut, të mos e përdorni hudhrën për uljen e kolesterolit pasi ndokon negativisht në organizëm.

Dhe gjithmonë është e këshillueshme të mos tejkalohet me sasinë, pra nërdoreni si kurë deri në 7-10 ditë, pasi përdorimi i gjatë mund të sjellë ndikime tek mëlçia./AgroWeb.org