Në Shqipëri është përdorur shumë, por së fundmi, lëngu i mishit ka marrë edhe më shumë popullaritet.

Një studim, të cilit i referohet AgroWeb.org, doli në përfundimin që lëngu i mishit ka përfitime dhe në shëndetin e zemrës.

Lëngu i mishit siç të gjithë e dimë, përgatitet nga zierja e kockave të mishit me ujë.

Gatimi i tyre i ngadaltë me ujë dhe pak uthull, bën të mundur që kockat të lëshojnë disa vitamina dhe minerale të nevojshme për organizmin.

Lëngu i mishit ul nivelin e inflamacionit si dhe ndikon në cilësinë e gjumit.

Lëngu i mishit përmban kolagjen, diçka e tillë e lejon që të ndihmojë në rigjenerimin e qelizave të lëkurës si dhe kockave e nyjeve.

Studiuesit e Kimisë Agrikulturore dhe Ushqimore, u përqendruan më shumë tek amino-acidet dhe peptidet që lëngu i mishit çliron kur shpërbëhet nga sistemi tretës.

Lëngu i mishit dhe shëndeti kardiovaskular

Në veçanti, studimi ku bazohet dhe AgroWeb.org, interesohej për mënyrën se si kockat e ziera arrinin të lëshonin disa proteina të cilat gjatë tretjes, shpërbëheshin në amino acide dhe peptide.

Kur shpërbëhen nga acidet e stomakut, peptidet luajnë një rol të ndryshëm nga ai i proteinave.

Infeksionet mund të nxisin sëmundjet e zemrës

Mënyra se si sistemi ynë imunitar reagon, mund të shpjegojë se përse disa infeksione mund të shkaktojnë përkeqësim të shëndetit të zemrës.

Studimi përqendrohej në mënyrën se si peptidet mund të eliminonin disa enzima që lidheshin me sëmundjet e zemrës.

Këto enzima e rregullojnë çdo aspekt të sistemit kardiovaskular.

Për shembull angiotensina përdoret për të trajtuar tensionin e lartë si dhe sëmundjet me bazë inflamacionin e mureve të zemrës.

Nëse studiuesit do të krijonin një burim ushqimor për këto pepdite, do të ishte shumë përfituese për personat që rrezikohen nga sëmundjet e zemrës.

Sipas të dhënave nga studimi, mund të kuptohej roli i lëngut të mishit në uljen e tensionit të lartë, parandalimin e diabetit të tipit 2, obezitetit dhe sëmundjeve inflamatore.

Përfitimet potenciale për zemrën

Studimi arriti në përfundimin se peptidet, mund të bllokonin enzimat që lidheshin me sëmundjet e zemrës, dhe pas gatimit dhe tretjes së tyre nga acidet e sistemit tretës.

Për më tepër, këto peptide kishin një strukturë të thjeshtë që i mundësonte lëvizjen përmes mureve të sistemit tretës.

Kockat që përdoren për të përgatitur lëngun e mishit, kanë një impakt pozitiv në shëndetin e sistemit kardiovaskular si dhe reduktim të problemeve me tensionin për konsumuesit.

AgroWeb.org, gjithsesi këshillon të siguroheni për cilësinë e mishit që blini. Blini në dyqane të autorizuara e të pastra.

Lexoni këtu për të mirat nëse pini lëng mishi për shtatë ditë/ AgroWeb.org