Si Ndikon Moti i Nxehtë Tek Diabeti – Kujdesi Që Duhet Të Tregoni Patjetër

409 0

Temperaturat e nxehta janë ulur këmbëkryq tashmë në vendin tonë dhe ekspertët rekomandojnë që njerëzit që vuajnë nga sëmundje të ndryshme të tregojnë kujdes.

Në rastin e diabetikëve, ekspertët thonë se temperaturat e nxehta dhe mungesa afatgjatë e aktivitetit fizik mund të rrisë tepër nivelet e glukozës në gjak.

Kujdes Me Nivelet e Sheqerit Në Gjak

Ekspertët, të cilëve u referohet AgroWeb.org  thonë se diabetikët duhet të monitorojnë rregullisht nivelet e glukozës në gjak dhe të jenë në gatishmëri për përmirësimin e regjimit ushqimor dhe dozave të insulinës.

Ata që janë në lëvizje duhet të tregojnë kujdes për insulinën sepse ajo dëmtohet nga dielli.

Kjo është arsyeja përse ekspertët rekomnandojnë që injeksionet e insulinës të ruhen në frigorifer dhe në temperatura të përshtatshme.

Një injeksion i dëmtuar nga temperatura mjegullohet dhe ngjitet në fund të enës.

Në shumë raste, ajo merr ngjyrë të kafenjtë.

Matësit e diabetit gjithashtu duhen ruajtur në temperaturë ambienti dhe larg ndriçimit direkt të diellit.

Gjithësesi ato nuk duhen futur në frigorifer sepse temperaturat e ftohta mund të prishin saktësinë e të dhënave.

Këshillat Kryesore Si Të Mbroni Shëndetin Në Ditët e Nxehta

Ekspertët sugjerojnë që të vishni bluza të rehatshme pambuku me mëngë të gjata, pantallona të lirshme, kapele dhe syze dielli.

Kremi mbrojtës kundër diellit duhet aplikuar në lëkurë 15-30 minuta përpara se të dilni në diell.

Mos harroni që dielli të drobit dhe  kjo drobitje shoqërohet me disa simptoma siç janë:

Dhimbjet e kokës,

Marramendja,

Të përzierat,

Të vjellat,

Kontraktime muskulare,

Dhimbje stomaku,

Zbehje të lëkurës.

Nëse plogështia vazhdon, ajo mund të shkaktojë probleme më serioze për jetën siç është goditja në tru.

Sipas ekspertëve, diabetikët që tregohen të vëmendshëm ndaj shëndetit të tyre dhe temperaturave mund t’i gëzohen diellit si të tjerët.

Ajo që duhet të mbani mend është se diabetikët dehidratohen më shpejt se të tjerët.

Mungesa e lëngjeve mund të rrisë nivelin e sheqerit në gjak dhe të nxisë urinimin duke shkaktuar dehidratim të mëtejshëm./AgroWeb.org