Moti i ngrohtë dhe me nivele të larta lagështie mund të rrisë rrezikun e formimit të gurëve në veshka.

Ky është rezultati i një studimi të ri të ekspertëve të Kalifornisë të publikuar në revistën Endourology, të cilit i referohet AgroWeb.org.

Sipas këtij studimi, temperaturat kanë një ndikim jo të vogël tek formimi i gurueve në veshka.

Njerëzit Më Të Rrezikuar Nga Gurët Në Veshka

Faktorët e rrezikut të formimit të gurëve në veshka janë të ndryshëm.

Për shembull, meshkujt dhe diabetikët janë më të prirur të vuajnë nga gurët në veshka.

Sipas gjetjeve të studimit të lartpërmendur edhe moti është faktor i rëndësishëm në formimin e gurëve në veshka.

Njerëzit që jetojnë në klimë të ngrohtë kanë tendencën të djersijnë më tepër dhe për pasojë janë më të dehidratuar.

Dehidratimi kronik sipas ekspertëve, të cilëve u referohet AgroWeb.org është një faktor i rëndësishëm për formimin e gurëve në veshka.

Lagështia nga ana tjetër pengon avullimin e djersës, që nënkupton se linja e parë e mbrojtjes së trupit ndaj nxehtësisë është jashtë funksioni.

Ngrohja Globale Dhe Gurët Në Veshka

Ekspertët janë të shqetësuar se ngrohja globale që rrezikon të prishë shumë ekuilibra në planet do të nxisë rritjen e prevalencës së gurëve në veshka në popullatën globale.

Studime të tjera kanë konfirmuar njerëzit janë më të prirur të vuajnë nga gurët në veshka nëse temperaturat rriten mbi 10 gradë.

Sipas tyre, prevalenca e gurëve në veshka do të vazhdojë të rritet teksa ngrohja global nxit rritjen ekstreme të temperaturave.

Trajtimet kundër gurëve në veshka janë të larmishme dhe shumë prej tyre natyrale.

Një prej tyre e gjeni duke lexuar më poshtë në këtë artikull të AgroWeb.org

Receta Mirëbërëse e Uthullës së Mollës

Uthulla e mollës është një ilaç efektiv për një listë të gjatë të sëmundjeve, duke përfshirë gurët në veshka falë studimeve të gjata dhe të hollësishme.

AgroWeb.org raporton se jo vetëm që kjo uthull do të ndihmojë thërrmimin dhe eliminimin e gurëve. Por konsumi i rregullt i rreth 1-2 lugëve gjelle në ditë do të ndihmojë në parandalimin e shfaqjes së gurëve në të ardhmen.

Duhet të pini një përzierje me uthull molle esëll në mëngjes. Përsëri rreth mesditës dhe një të tretën herë në mbrëmje.

Kështu do të merrni, përfitimet shëndetësore të këtij ilaçi të pabesueshëm natyror dhe do të hiqni qafe gurët e veshkave në të njëjtën kohë.

Thjesht përzieni 2 lugë gjelle me uthull molle me një ëmbëlsues të natyror si mjalti në një gotë me rreth 150 ml ujë. Duhet ta konsumoni tri herë në ditë sidomos përgjatë stinës së vjeshtës dhe dimrit./AgroWeb.org