Zgjidhja më e mirë për të përballuar ditët e nxehta është padyshim afër detit apo pishinave të qytetit.

Ndjesia e çlirimit që merrni nga uji i freskët teksa notoni apo futeni në ujë është e jashtëzakonshme.

Sidoqoftë përtej kënaqësisë së momentit sipas ekspertëve uji me klor i pishinës dhe ai me kripë i detit kanë ndikimin e tyre afatgjatë në lëkurë.

Në këtë artikull AgroWeb.org ju shpjegon pikërisht si ndikojnë këto dy element në shëndetin e lëkurës tuaj.

Çfarë Shkakton Klori Në Lëkurë?

Siç edhe mund t’a dini klori nuk hyn tek produktet që i bëjnë mirë lëkurës.

Duke qënë një solucion antibakterial që përdoret me shumicë në pishina për të larguar bakteret e këqija është njëkohësisht i ashpër edhe me lëkurën.

Sipas mjekëve dermatologë klori mund të jetë i vështirë për t’u larë dhe për t’u hequr edhe pasi laheni në dush me shampo.

Kjo vjen për shkak të përbërjes së tij të fortë kimike e cila shkakton tharje dhe irritim të lëkurës gjatë kohës që vepron në të.

Gjithësesi klori nuk është gjithnjë i dëmshëm, irritimet e mëdha dhe të dukshme ndodhin kur në pishinë apo në ujë ka një sasi të madhe të tij.

Veçanërisht kur pishina është plastike apo gome dhe kur vuani nga ndonjë sëmundje e lëkurës si ekzema.

Këto kushte mund t’a bëjnë lëkurën më të predispozuar për t’u dëmtuar. tharë dhe irrituar nga klori.

Si Ndikon Uji me Kripë Në Lëkurë?

Kur laheni në det situata është komplet e ndryshme, pasi kripa nuk është e dëmshme për lëkurën.

Uji i kripur ndihmon lëkurën edhe kur vuani nga ndonjë irritim, dëmtim apo problem siç janë aknet.

Kjo pasi uji i detit është i pasur me minerale që e ushqejnë dhe kurojnë lëkurën duke i dhënë rini dhe shëndet asaj.

Gjithësesi një problem të vogël mund t’a shkaktojë edhe ky ujë, sidomos tek lëkurat e thata.

Kripa kur mbetet në lëkurë ka tendencën t’a thajë atë duke ju shkaktuar një ndjesi parehatie dhe kruajtje.

Gjithashtu një lëkurë shumë e thatë ka tendencët të rudhet dhe plaket shumë më shpejt se të tjerat.

Si ta parandaloni Në rastin e ujit me klor mundohuni që të lani trupin me ujë nga dushi të paktën 10 minuta pasi keni dalë nga pishina.

Gjithashtu para se të hyni lyeni lëkurën me ndonjë krem apo vaj shumë hidratues siç janë ato me vaj kokosi apo ulliri.

Në rastin e ujit të detit me kripë, pasi të laheni sigurohuni që sërisht t’a hidratoni lëkurën me kremra apo vajra shumë hidratues.

Fillimisht sigurohuni t’a lani mirë trupin dhe fytyrën tuaj në mënyrë që me kripën të largohet edhe kremi i diellit që mund të keni përdorur.

Për një lëkurë të shëndetëshme e sidomos në verë qëndroni afër dushit dhe kremrave hidratues. /AgroWeb.org