Ndryshimet hormonale, në shumicën e rasteve, janë një problem që supozohet të jetë vetëm i grave.

Por organizmi i njeriut, qoftë burrë apo grua, ndikohet njësoj nga hormonet.

Këto të fundit ndikojnë tek humori, paraqitja e jashtme, nivelet e energjisë, madje edhe tretja.

Njeriu mund të ndihmojë shëndetin e vet duke u kujdesur për të parandaluar ndryshimet hormonale.

Përkujdesja nis që nga qëndrimi larg situatave stresuese, aktiviteti fizik dhe mbi të gjitha, ushqyerja e shëndetshme.

Ndryshimet Hormonale, Cilat Janë Ushqyesit Më Të Nevojshëm

Ekspertët e AgroWeb.org kanë zbërthyer listën e ushqyesve më të nevojshëm kundër ndryshimeve hormonale.

Vitaminat B

Vitaminat e kompleksit B janë të rëndësishme për pastrimin e organizmit nga toksinat por jo vetëm kaq.

Ato janë të domosdoshme për funksionet e hormoneve.

Nëse merrni suplementë, zgjidhni vitaminat që përthithen më lehtë nga trupi.

Acidet Yndyrore Omega-3

Këto acide janë të dobishme kundër inflamacionit kronik dhe për ruajtjen e ekuilibrave hormonalë.

Acidet yndyrore janë shtyllat kryesore të shumë prej hormoneve në trupin e njeriut.

Omega-3 mund t’i gjeni tek ushqimet si salmoni, farat e linit, farat chia, sardelet ose tek suplementët farmaceutikë.

Probiotikët

Ekspertët e AgroWeb.org e kanë shpjeguar shumë herë lidhjen e fortë që ekziston mes stomakut dhe shëndetit hormonal.

Ushqyerja e keqe nxit inflamacionin. Ky i fundit shkakton luhatje hormonale dhe probleme më të mëdha.

Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org thonë se një dozë ditore probiotikësh ndihmon jo vetëm tretjen por pengon ndryshimet hormonale.

Çfarë janë probiotikët dhe ç’rol luajnë ata?

Probiotikët janë një lloj bakteri i mirë që jeton brenda sistemit tretës dhe mban të balancuar florën intestinale. Ekuilibri i mikro organizmave prishet për arsye të caktuara, kryesisht falë stresit ose antibiotikëve.

Në jetën e sotme, niveli i stresit që hasim çdo ditë është i lartë, ndërsa përdorimi i tepruar dhe abuzimi me antibiotikët është kthyer në fenomen.

Miliona njerëz janë të prekur nga një sërë problemesh me tretjen.

Probiotikët ndihmojnë për të barazpeshuar nivelin e mikro organizmave në florën intestinale në mënyrë që sistemi gastrointestinal të tresë ushqimin siç duhet.

Ato na mbrojnë nga patogjenët, pra nga mikroorganizmat e dëmshëm

Probiotikët pastrojnë organizmin nga përbërësit e dëmshëm si dhe prodhojnë vitamina dhe përbërës të tjerë dhe ekuilibrojnë sistemin tonë imunitar. /AgroWeb.org