Prania e yndyrës dhe dhjamit në trup është e dëmshme për shëndetin.

Njeriu duhet të jetë i vëmendshëm jo vetëm për sasinë e dhjamit por edhe për shpërndarjen proporcionale ose jo të tij.

AgroWeb.org ju këshillon të jeni të kujdesshëm pasi dhjamosja e disa zonave të caktuara të trupit mund të jetë shumë problematike.

A Varet Nga Ty Vendndodhja E Dhjamit Në Organizëm?

Njeriu ka nën kontroll sasinë totale të masës dhjamore në trup, por shpërndarja e tij në zona të caktuara është e pakontrollueshme.

Shumë njerëz vërejnë se dhjami akumulohet më shumë në zonën e belit, ijeve dhe kofshëve.

Një gjë e tillë ndikohet jo vetëm nga genet dhe gjinia por edhe mosha dhe hormone.

Sipas shkencëtarëve, 50% e shpërndarjes së dhjamit ndikohet nga genet.

Edhe gjinia ka rol përcaktues në shpërndarjen e dhjamit.

Burrat akumulojnë më shumë dhjamë në bark ndërsa gratë e depozitojnë atë në ije dhe kofshë.

Kategorizimi I Yndyrës Në Trup

Shkencëtarët kanë identifikuar tre lloje yndyrash që akumulohen në organizëm.

Bëhet fjalë për dhjamin që depozitohet nën lëkurë, dhjamin që ‘vesh’ organet e brendshme dhe dhjamin e kafenjtë.

Ky i fundit i vjen në ndihmë trupit të djegë më shumë kalori për tu ngrohur.

Bebet besohet të kenë shumë prej këtij dhjami, por edhe të rriturit, kryesisht tek zona e shpatullave dhe kraharorit.

Më i rrezikshmi prej tyre është dhjami që rrethon organet si mëlçia, zemra apo zorrët.

Ai rrit ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve të zemrës, tensionit të lartë të gjakut, diabetit, ishemisë dhe disa llojeve të tumoreve.

Studimet thonë se 44% e grave dhe 42% e burrave në botë kanë dhjamosje të madhe të organeve.

Stili I Jetesës Dhe Dhjamosja E Organeve

Sipas të dhënave të AgroWeb.org 3 janë faktorët kryesorë që shkaktojnë akumulimin e dhjamit të brendshëm.

Bëhet fjalë për ngrënien e ushqimeve të shpejta dhe me yndyrna, jeta sedentare dhe stresi.

Si Të Arrini Një Shpërndarje Të Shëndetshme Të Dhjamit

Ndonëse njeriu nuk ka kontroll të plotë mbi depozitimin e dhjamit, ai mund të marrë masa shtesë për të parandaluar që kjo të ndodhë në zonën e stomakut apo pranë organeve të tjera.

6 Këshilla Për Shpërndarjen E Shëndetshme Të Dhjamit

AgroWeb.org ju rekomandon që të ndiqni këshillat e mëposhtme.

Konsumoni më shumë karbohidrate komplekse dhe proteina të cilat treten ngadalë dhe ruajnë nivele të qëndrueshme të insulinës.

Hani më shumë yndyrna të shëndetshme që gjenden tek salmon, arrat dhe farat e linit.

Kryeni sa më shumë aktivitet fizik për të rritur masën muskulare dhe pakësuar masën dhjamore

Tregoni kujdes me stresin sepse ai luan rol kryesor në akumulimin e dhjamit të brendshëm.

Flini mjaftueshëm. Njerëzit që flejnë më pak se 6 orë pësojnë një rritje prej 32 përqind të masës së dhjamit të brendshëm.

Kujdes me alkolin. Pirja e tepërt e tij nxit akumulimin e depozitave të mëdha të dhjamit të brendshëm./AgroWeb.org