Xheli i Aloe Verës është shumë efikas kundër djegieve të lëkurës.

Ai ka aftësi freskuese dhe qetësuese por edhe nxit formimin e shtresave të reja të lëkurës.

Ky xhel është veçanërisht efikas në djegien e shkallës së parë, pra djegiet e lehta, që dëmtojnë shtresën e jashtme të lëkurës.

Xheli i aloe verës është alkalin, i pasur me vitamina, minerale dhe antioksidantë.

Atë mund ta vendosni direkt në zonën e djegur ose ta përzieni me përbërës të tjerë të kuzhinës.

Më poshtë do të mësoni në këtë artikull të AgroWeb.org për mënyrat më të mira të përdorimit të xhelit të aloe verës kundër djegieve.

Direkt Në Lëkurë

Mbajeni zonën e djegur të lëkurës nën ujë të ftohtë e të rrjedhshëm për 10-15 minuta.

Më pas lyejeni zonën me xhelin e aloe verës, që e merrni direkt nga gjethja e prerë.

Pas pesë minutash vendosni një shtresë të dytë dhe pas 10 minutash një shtresë të tretë të xhelit.

Përzierja Me Mjaltë

Mjalti njihet për aftësitë shëruese dhe qetësuese të djegieve.

Ai lufton inflamacionin dhe bakteret.

Përzieni çerek filxhani çaji me mjaltë, një lugë gjelle me xhel aloe vera dhe një lugë gjelle me vaj arre kokosi.

Përpara aplikimit lyejeni pak lëkurën me një napë të lagur me uthull molle që të rikthehet ekuilibri i pehashit të lëkurës.

Përzierja me Lavandë

Vaji i lavandës ndihmon në qetësimin dhe shërimin e zonës së djegur.

Përzieni një lugë gjelle me xhel aloe vera me 10 pika vaj esencial lavande.

Pasi ta keni përzier, aplikojeni rregullisht në lëkurë.

Përzierja me Vajin e Lule Kumakut

Vaji i Lule Kumakut qetëson lëkurën e djegur dhe përshpejton shërimin.

Përzieni 6 pika me vaj lule kumaku, 10 ml vaj ulliri, 10 ml glicerinë, 20 ml lëng aloe vera.

Aplikojeni masën e krijuar në lëkurë rregullisht.

Përbërësit gjenden në farmaci.

Përzierja Me Vajin e Arrës Së Kokosit

Vaji i arrës së kokosit ndihmon në rigjenerimin e qelizave të lëkurës.

Përzieni dy lugë gjelle me xhel aloe vera, një lugë gjelle me shafran indie, një lugë gjelle me mjaltë dhe gjysëm filxhani çaji me vajin e arrës së kokosit.

Përziejini përbërësit së bashku dhe masën e përfituar vendoseni në zonën e djegur./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine