Stresi përkeqëson cilësinë e jetës dhe nëse vazhdon gjatë, mund të nxisë sëmundje si hipertensioni, ulçera apo dhimbje kornike të kokës.

Në ditët e sotme çdo gjë lëviz me një dinamikë më të shpejtë dhe kjo shkakton që energjia jonë të shterohet me ritme edhe më të shpejta.

Loading...

Sa më shumë kritikë të jemi me veten, sa më shumë të fiksuar mbas perfeksionit dhe se çdo gjë duhet të shkojë sipas një procedure të paramenduar, aq më shumë shtohet stresi.

Problemi me këtë mënyrë të të sjellurit është se nuk ndikon vetëm gjendjen mendore por dhe shëndetin e organizmit.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, stresi përveç se dobëson sistemin imunitar, mund të nxisë formimin e sëmundjeve të vërteta dhe serioze.

Stresi dhe dhimbja e kokës

Koka është konsideruar si qendra e mendimeve dhe racionalitetit.

Aty ‘prodhohen’ me qindra mendime, të cilat vijnë si pasojë e nevojës që secili prej nesh ka për të kontrolluar çdo situatë.

Por kur ndodhemi para një ndryshimi apo një rezultati të papritur, shpesh përjetohet një formë shoku.

Ne tentojmë të gjejmë një zgjidhje dhe truri ynë mbingarkohet me presionin që i ushtrojmë vetes.

Kështu një stresi i brendshëm reflektohet dhe në organizëm, në formën e dhimbjes së kokës.

Stresi dhe ulçera

Sistemi tretës ka një funksion jetësor për organizmit, pasi kthen ushqimin në energji.

Efekti që ky lloj stresi ka është veçanërisht shqetësues, pasi muskulatura gasrike rrit aktivitetin motorik të stomakut.

Si pasojë shkaktohet ajo që gjerësisht njhet si djegie apo urth, e cila nëse vazhdon shkakton ulçera.

Stresi dhe hipertensioni

Sipas informacioneve të AgroWeb.org, stresi mund të depërtojë deri në arteriet tona.

Në kënvështrimn simbolik, sistemi i qarkullimit të gjakut përveç frunizimit me gjak, transporton dhe emocionet që ne ndjejmë.

Nëse këto emocione ndrydhen apo tentohen të kontrollohen shkaktojnë një ‘presion’ të lartë.

Kur jemi të stresuar përpiqemi të kontrollojmë veten, dhe kështu qarkullimi i gjakut fillon dhe shpjetohet derisa prish ekuilibrat e veta duke shkaktuar hypertension.

Stresi dhe pagjumësia

Gjumi është një pushim shumë i nevojitur për shëndetin psiko-fizik, pasi arrin të rigjeneroj energjitë e humbura.

Kur kalojmë një periudhë stresuese dhe të tensionuar, gjumi kthehet në një problem. Shpenzojmë orë të tëra duke u përpjekur por nuk arrijmë të flemë dhe në mëngjes jemi shumë të lodhur e të plogësht.

Kjo dukuri ndodh pasi nuk kemi arritur të shpenzojmë energjitë gjatë ditës, dhe kjo energji mban trurin tonë ende aktiv.

Duke qenë se nuk arrin që të ç’lodhet dhe truri bie pre e stresit.

Disa këshilla praktike për të eleminuar stresin

Pranoni situatën në të cilën ndodheni

Të gjtihëve në ndodh që nga një ngjarje të reflektohet një luhatje humori.

Diçka e tillë vjen si pasojë e analizimit të tepërt të situatës, si dhe faktit që i jepet më shumë rëndësi seç duhet.

Dhe nëse nuk arrini një synim të caktuar, mendoni që diçka keni mësuar nga kjo ngjarje.

Gjeni kohë për veten

Sipas psikologëve është shumë e rëndësishme që të krijojmë një hapësirë gjatë ditës për veten tonë.

Kur ndiheni të mbytur me punë dhe nuk po arrini të gjeni një zgjidhje, është e nevojshme që të shkëputeni pak.

Truri do të ketë kohë që të qetësohet dhe në të njëjtën kohë do të dërgojë sinjale në të gjithë organizmin.

Mos i luftoni situatat

Ndonjëherë lërini gjërat të shkojnë në rrjedhën e tyre pa u përpjekur t’i kontrolloni.

Nuk ka rëndësi të kuptoni çdo gjë

Mos u përpiqni t’i gjeni çdo gjëje një linjë logjike. Jeta nuk është racionale dhe as nuk ndjek strategjinë tonë.

Lexoni këtu çfarë të përdorni për stresin./AgroWeb.org

 

Loading...