Manat goxhi, janë një frut që vjen nga bimës botanike Lycium barbarum.

Këto kokrra të vogla janë përdorur në mjekësinë tradicionale popullore prej shumë kohësh.

Studime të fundit, të cilave u referohet AgroWeb.org, konfirmojnë se manat goxhi janë shumë të pasura me antioksidantë dhe ushqyes.

Këto kokrra të kuqe forcojnë sistemin imunitar, aktivitetin e trurit, luftojnë sëmundjet e zemrës dhe të zgjasin jetën.

Manat goxhi përmbajnë vitaminën C, B2, A, hekur, selenium dhe antioksidantë të tjerë siç janë polisakaridet.

Manat goxhi kultivohen edhe në Shqipëri dhe AgroWeb.org, ka shkruar pë to.

Si Të Rrisni Manat Goxhi Në Kopësht

Manat Goxhi mund të rriten nga fara, por procesi i rritjes është i ngadaltë.

Farat mund t’i gjeni në farmacitë bujqësore.

Megjithatë, kur bima zë rrënjë, ajo ka një prodhimtari të lartë të manave.

Manat Goxhi kërkojnë një ekspozim të plotë në diell dhe nuk preferojnë nxehtësi apo ftohtësi ekstreme.

Farat duhen mbjellë në vazo rreth 6-8 javë përpara ngricës së fundit, diku në mes të Shkurtit.

Në çdo saksi duhet të vendosni 2 deri në 3 fara të cilat duhen futur deri në 5 milimetra në thellësi.

Dheu duhet të jetë i lagësht deri sa farat të lëshojnë filizë.

Kur filizat të çelin gjethen e tretë, mund t’i transplantoni secilin prej tyre në vazo të veçantë.

Duhet të tregoni shumë kujdes gjatë transplantimit dhe filizat t’i trajtoni me butësi.

Duke qenë se bima ka nevojë për ndriçim të vazhdueshëm, sigurohuni që pasi të jenë rritur filizat të kenë ndriçim.

Bima në formën e shkurres mund të rritet deri në 3 metra lartësi ndaj nëse i rrisni në kopësht, këshillohet që secila prej bimëve të ketë një distancë prej 60 cm nga njëra tjetra.

Nëse i vendosni në rreshta me nga 2 metra distancë do të arrini të rrisni 15 bimë njëherësh dhe të përfitoni 45 kg mana goxhi në vit.

Ekspertët këshillojnë që dheu ku do të rriten manat të ketë përmbajtje alkaline, ndërsa niveli i pehashit duhet të jetë nga 6.8 deri në 8.1.

Pehashin mund ta masni me pajisje që blihen në farmaci bujqësore.

Manat goxhi nuk preferojnë fertilizuesit e ndryshëm dhe pasurimi i dheut të saksisë me guralecë mjafton.

Lexoni këtu për vlerat e manave goxhi dhe këtu për kultivimin e tyre në Shqipëri./AgroWeb.org