Mbjellja e një peme të re të kumbullës nga bërthama e një fruti të vetëm është krejt e thjeshtë dhe plotësisht e mundur.

Pema e kumbullës kërkon që dheu në tokë ose vazo të madhe të jetë i mirë dhe me sistem të mirë kullimi.

AgroWeb.org rekomandon që ajo nuk rritet mirë nëse e mbillni në zona të prekura nga ngricat ose zona të ftohta.

Si Të Mbillni Kumbullën Nga Bërthama

Përrzieni rërë dhe gurë të imët vullkanikë e të bardhë në sasi të barabarta dhe hidhini në një enë apo vazo plastike tre litërshe.

Këto gurë vullkanikë sigurojnë një kullim të mirë të tokës dhe mund të gjenden në çdo pikë shitjeje.

Merreni bërthamën e kumbullës që sapo keni ngrënë dhe godietni lehtë me një çekiç sa për ta çarë pak.

Kjo goditje e zgjon bërthamën dhe i jep mesazhin që është koha të lëshojë filizë.

Bërthamën futeni në thellësi dhe ujiteni me bollëk.

Sipas të dhänave të AgroWeb.org, sipërfaqja duhet të jetë e lagësht por jo e qullët.

Enën ose vazon mbajeni në një vend të ftohtë për katër javë.

Mund ta mbani jashtë, ose në një garazh.

Pas katër javësh, hiqeni bërthamën nga zona e ftohtë dhe futeni në një vazo tjetër me përzierje të re dheu organik.

Aty bërthama ka nevojë për një vit që të lëshojë filiza e të rritet.

Filizat duhet të ujiten rregullisht e të mbrohen nga zogjtë apo insektet.

Ju mund ta mbuloni vazon me një mbështjellëse metali ose duke vendosur gurë në sipërfaqe.

Pasi fidanët të kenë arritur gjatësinë e duhur, mbillini ato në një vendndodhje përfundimtare ku pema e re do të shijojë ndriçimin e plotë të diellit për gjatë gjithë ditës.

Kini parasysh që kumbulla është një frut që kërkon jo vetëm një sistem të mirë kullimi por edhe plehërim të vazhdueshëm .

Sipas informacioneve të AgroWeb.org, ajo ka nevojë për ujë të bollshëm dhe fertilizim të vazhdueshëm çdo pranverë përpara se të formohen gjethet.

Krasitja është e domosdoshme, pa të cilën pema prodhon më pak fruta./AgroWeb.org