Grekët e lashtë kanë qenë të parët që e kanë përdorur selinonë kundër një problemi të tillë.

Vetë Hipokrati thuhet ta ketë rekomanduar selinonë për trajtimet e tensionit nervor, një efekt anësor i tensionit të lartë të gjakut.

Nga ana tjetër, në mjekësinë e lashtë kineze, selinoja përdoret edhe për të mbajtur nën kontroll sheqernat në gjak por edhe kolesterolin.

Ky rol i atribuohet tre përbërësve kryesorë të selinosë:

3-n-butylphthalide, një substancë që zgjeron enët e gjakut,

Apigenina, antiksidant që mbron enët e gjakut,

Acidet yndyrore omega-5 që sipas studimeve luftojnë inflamacionin.

Si të Mbillni Selinonë Në Shtëpi

Herës tjetër që do të blini selino priteni atë 2-3 cm nga kërcelli.

Sa më shumë pjesë nga kërcelli dhe fletë të lini të paprekura aq më shpejt pjesa qendrore do të lëshojë kërcej.

Vendoseni bërthamën në një enë me ujë dhe lëreni atë në një vend me diell.

Kontrolloni nivelin e ujit çdo ditë dhe sigurohuni që selinoja të qëndrojë gjithmonë mbi ujë.

Pas një ose dy ditësh do të vini re se pjesa qendrore do fillojë të lëshojë kërcej dhe gjethet e tyre do të çelin ngadalë.

Ndërkohë që ditët kalojnë këto gjethe do të bëhen më të gjelbërta dhe ju do vini re se në fundin e bërthamës po rriten rrënjë të holla.

Vazhdoni të mbani nivelin e ujit të lartë dhe nëse shihni se aty janë rritur alga atëherë ndërroni enën dhe pastroni bimën duke e shpëlarë me ujë të ftohtë e të bollshëm,kjo do të parandalojë kalbjen e rrënjëve.

Sapo selinoja të krijojë një lëmsh të fortë rrënjësh dhe kërcelli të ketë nxjerrë shumë gjethe atëherë mund ta mbillni atë në një vazo ose në kopshtin tuaj./AgroWeb.org