Edhe nëse jeni mësuar ta konsumoni në mëngjes apo në mbrëmjë në formën e kosit apo qumështit, kombinimet e këtij ushqimi të mrekullueshëm skanë të mbaruar.

Shumë të dhëna nga historia tregojnë se njerëzimi e njeh dhe e përdor kefirin që nga lashtësia.

Madje gatimet me këtë lloj ushqimi të fermentuar e shumë natyral datojnë që para 2000 mijë vitesh.

Megjithëse në vendin tonë po ripërdoret së fundmi, kefiri është një nga alternativat më të shëndetëshme me të cilat mund të zëvëndësoni qumështin në kuzhinë.

Në këtë artikull nga AgroWeb.org ju tregojmë mënyrën e saktë të përdorimit të kefirit në kuzhinë.

Ndiqni më poshtë hap pas hapi të gjitha këshillat e vlefshme.

Kefiri në kuzhinë

Kefirin që konsumoni çdo ditë tashmë, mund ta kombinoni edhe në ushqime të ndryshme.

Për ti bërë ato jo vetëm shumë të shijshme, por edhe shumë të shëndetëshme.

Ky lloj qumështi i pasur në proteina dhe ka shumë pak yndyrna apo laktozë.

Kështu do të gjëni menjëherë një vlerë të shtuar tek ushqimet tuaja.

Veçanërisht tek gatimet e brumit, atë mund ta përdorni kudo.

Përgatitja e petullave me këtë lloj qumështi do ti bëntë ato shumë më të shëndetëshme se me qumështin normal.

Mjafton që të zëvëndësoni qumështin që përdorni zakonisht me atë të kefirit.

Gjithashtu mund të përgatisni biskota apo lloje të ndryshme keku me këtë lloj qumështi të shëndetëshëm.

Kjo do të ishtë një zgjidhje e mrekullueshme për të gjitha ata që janë intolerantë ndaj laktozës.

Pasi kefiri përmban sasi shumë të ulta të saj.

Si përgatitet kefiri

Kefiri është një produkt bulmeti i ngjashëm me kosin dhe ajkën e qumështit.

Por ajo që e bën të veçantë këtë pije është mënyra se si përgatitet gjithashtu edhe vlerat e ndryshme që ka.

Për të përgatitur kefirin do t’ju duhen vetëm farat e kefirit të cilat janë në fakt një lloj kërpurdhe e cila fermertohet me qumësht duke krijuar këtë pije.

Për një gotë ju nevojiten:

250 ml me qumësht natyral jo i pasterizuar (si për shembull qumështi i fshatatrëve)

Një lugë çaji me fara kefiri

Një kavanoz apo enë qelqi

Përgatitja

Tek ena e qelqit vendosim farat e kefirit dhe më pas shtojmë qumështin me temperaturë ambienti.

E përziejmë ngadalë përbërjen me një lugë druri, duke treguar kujdes që të mos shkëputni farat e kefirit.

Mbulojmë kavanozin me një napë të pastër (si ato që kullojmë kosin) ose mund të përdorni një pecetë të hollë duke e kapur me një llastik.

Mos i vendosni kapak me filetim, pasi avujt që formohen nga fermentimi i farave mund të shkaktojnë një presion që në disa raste e thyen dhe kavanozin.

Përbërjen lëreni në temperaturë ambienti, për 16-18 orë.

Kur të vini re që qumështi ka filluar të pritet, pra të marrë formën e kosit, edhe pak orë duhen që ta keni gati.

Në periudhën e verës, fermentimi kryhet më shpejt, dhe mund të duhen rreth 12-16 orë.

Pasi kefiri të jetë gati, kullojeni me ndihmën e një site të vogël plastike.

Farat e kefirit që mbeten është e këshillueshme që t’i shpëlani pak në ujë të ftohtë para se t’i përdorni përsëri.

Si dhe të përdorni një enë të re qelqi sa herë që përgatisni kefir.

Qumështin e kefirit mund ta pini direkt pasi e keni kulluar ose ta ruani në frigorifer për jo më shumë se sa një javë.

Nëse doni që t’i ruani farat, AgroWeb.org ju sugjeron t’i vendosni në një enë me pak qumësht, dhe të mbuluar vendoseni në frigorifer./AgroWeb.org