Me siguri e keni vënë re sa herë që përgatisni patate ato marrin një ngjyrë kafe të errët pak kohë pasi i qëroni lëkurën.

Megjithëse gatimi është një proçes i shpejtë, puna në kuzhinë është gjithnjë e ndarë midis përgatitjes së disa gjërave njëkohësisht.

Kur i qëroni patatet dhe i lini ato të mënjanë për t’u marrë me përbërës të tjerë, ato do nxihen.

Përse nxihen patatet

Nëse 10 minuta pasi qëroni patatet shikoni që ato janë nxirë, nuk jeni të vetmit.

Patatet nxihen shpejt dhe gjithmonë sapo hiqet lëkura e tyre dhe ekspozohen me ajrin.

Për shkak se janë të pasura me niseshte, kontakti me ajrin përveçse i nxin ju heq dhe shijen e mirë.

Sa më shumë që qëndrojnë të ekspozuara aq më pak shije do të kenë.

Më poshtë AgroWeb.org ju tregon dy mënyra të thjeshta se si mund t’a shamngni plotësisht nxirjen e patateve tuaja dhe të ruani shijen e mirë të tyre.

Uji i ftohtë

Një nga mënyrat më të përdorura dhe më të lehta për të evituar këtë problem është t’i lini në ujë të ftohtë.

Nëse pasi t’i qëroni ato i vendosni në një enë të mbushur me ujë të freskët, oksidimi i patateve do të ndalojë, për rrjedhojë edhe nxirja.

Në këtë metodë fare të lehtë mund t’i ruani patatet tuaja deri në 24 orë pa i dëmtuar apo prishur.

Aciditeti

Siç e përmendëm edhe më sipër nëse i lini në ujë patatet e qëruara ato nuk do të nxihen.

Gjithësesi për të qënë më të sigurt dhe për t’a zgjatur sërisht jetëgjatësinë e patateve tuaja mund të shtoni tek uji pak limon ose uthull.

Aciditeti ul pehashin e patates kështu lufton oksidimin dhe nxirjen e tyre për një kohë të gjatë.

Mjafton të hidhni në ujë një lugë çaji uthull molle ose lëng limoni të freskët dhe rezultati do ju surprizojë./AgroWeb.org