Si të zgjedhim pronën e duhur në komunitetet ekologjike dhe të gjelbra

419 0

Investimi në blerjen e pronës së duhur që do të jetë streha juaj së bashku me familjen është një zgjedhje, e cila lidhet ngushtë me një sërë faktorësh.

Kur blen një apartament apo vilë për të banuar është e rëndësishme të marrësh një vendim sa më të mirëinformuar për të garantuar përputhje të të gjitha karakteristikave të pronës me kërkesat dhe nevojat e stilit tuaj të jetesës.

Në tregun imobiliar vendas, referuar kryesisht kryeqytetit, përgjatë viteve të fundit janë vënë re tendencat e qytetarëve për të blerë zgjuar, pra me anë të konsulencës së profesionistëve të sektorit imobiliarë, të cilët kryejnë një sërë analizash të tregut për të gjetur pikërisht shtëpinë e ëndrrave.

Dinamika e jetesës urbane në Tiranë ka qenë e tillë që ekspertët imobiliarë janë të përgatitur të ofrojnë një larmi pronash, por në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, do të përqëndrohemi tek pronat me efiçencë ekologjike dhe të ndodhura në komunitete green, pra me hapësira të gjelbra dhe pranë natyrës.

Për këtë, i jemi drejtuar tri konsulentëve të kompanisë CENTURY 21 Albania – Arena Vojka nga zyra Century 21 Adore, Sokol Lami nga zyra Century 21 IRG dhe Erti Memoçi nga zyra Century 21 Smart, për të marrë opinionin e profesionistëve mbi preferencat e kryeqytetasve mbi këto prona dhe aspektet që duhen patur parasysh në gjetjen e pronës së duhur në komunitetet ekologjike.

Sipas znj. Vojka trendi i viteve të fundit për preferencën e pronave ekologjike dhe pranë natyrës ka qenë në rritje si rrjedhojë e benefiteve ekonomike të tyre, por edhe nga rritja e ndërgjegjësimit dhe përgjegjësisë personale në ndikimin për mbrojtjen e mjedisit, një tendencë kjo më e theksuar tek klientët e huaj sipas edhe prononcimit të z. Lami. Z. Memoçi e plotëson këtë trend duke përfshirë dhe klientët qiramarrës, të cilët kërkojnë t’u vihet në dispozicion certifikata e energjisë së një prone si psh. Paisjet elektroshtëpiake të jenë A++ apo vetratat e xhamit të jenë të mëdha dhe të orientuara nga dielli për të kursyer energjinë elektrike.

Të tri konsulentët janë në një mendim përsa i përket rritjes së kërkesave për të banuar në zona të gjelbëruara, gjë e cila ka ndikuar edhe në rritjen e lehtë të çmimeve të pronave të tilla, gjithmonë duke reflektuar vlerën e tyre reale.

Z. Memoçi shprehet më tej se afërsia me parqet, liqenet apo vendet rekreative rrit mundësinë e shitjes së një prone dhe njëkohësisht këta faktorë kryesorë ndikojnë në zgjedhjen e pronës nga klienti blerës apo qiramarrës, të cilët shpesh bëjnë kompromis afërsinë me punën vetëm për të qenë afër ajrit të pastër dhe natyrës.

Në preferencat primare vihen re komplekset rezidenciale në zona periferike të Tiranës si Parku i Liqenit Artificial, Kopshti Botanik/Zoologjik Liqeni i Thatë, Farka apo Sauku, të cilat ofrojnë qetësi, privatësi dhe siguri referuar këtu edhe komplekseve tek zona e TEG.

Përveç zonës në zgjedhjen e pronës së duhur ekologjike ekspertët rekomandojnë që të merren në konsideratë disa faktorë të rëndësishëm si në vijim.

Lami përmend rëndësinë e shfrytëzimit të energjisë diellore me anë të paneleve diellorë, të cilët ndikojnë mesatarisht në uljen me 70% të konsumit të energjisë elektrike, ndërsa znj. Vojka plotëson më tej duke theksuar rëndësinë e Hidro-Termo-Izolimit për të reduktuar konsumin e energjisë elektrike për ngrohjen dhe ftohjen e ambienteve sipas stinëve.

Një tjetër aspekt i rëndësishem është edhe lloji i materialeve të ndërtimit të cilat janë përdorur, të cilat duhet të jenë të riciklueshme apo bojërat me përqindje të ulët kimikatesh.

Rrjedhimisht kur ju të konsideroni blerjen e shtëpisë tuaj së ëndrrave që i përmbush kriteret ekologjike dhe ju mundëson një jetesë të shëndetshme pranë natyrës rekomandohet që të merrni mendimin e profesionistëve në mënyrë më të personalizuar dhe më të dedikuar ndaj kërkesave, specifike që keni.

CENTURY 21 Albania ju lehtëson në zgjedhjen tuaj, pasi kjo kompani me përvojë 50+ vjeçare në tregun imobiliar global e ka të qartë ëndrrën tuaj dhe ndër vite është shprehur në garanci të përgjegjësisë sociale dhe mjedisore të profesionistëve të afiliuar pranë kompanisë./AgroWeb.org