Siguria Ushqimore – Vaksinim Falas në Ndihmë të Fermerëve për 480 mijë Krerë Bagëti

228 0

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi u shpreh se 80 mijë krerë bagëti u vaksinuan falas gjatë këtij viti në të gjithë vendin për sëmundjen e plasjes.

“Po falas vaksinuam 400 mijë krerë të imta për brucelozën. Kemi nisur ndërkohë edhe vaksinimin kundër dermatozës nodulare.

Mbrojtja dhe përmirësimi i shëndetit të kafshëve janë shumë të rëndësishme, sepse ulin rrezikun e transmetimit të sëmundjeve te njerëzit. Kafshë të shëndetshme për ushqim të sigurt”, tha ai.

Në kuadër të kontrollit kombëtar të sëmundjeve të rrezikshme për shëndetin e kafshëve dhe të njerëzve, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për vitin 2020 planifikoi vaksinimin e kundër sëmundjes së plasjes, kundër sëmundjes së burcelozës në të imta remontin si dhe sëmundjen e Dermatozës tek gjedhi.

Procesi i vaksinimit të kafshëve kundër sëmundjes së plasjes filloi në muaj prill dhe u vaksinuan gjithsej 80 mijë krerë, këto në 44 vatra ku përfshihen 6 qarqe.

Ndërkaq, vazhdon procesi i vaksinimit edhe për sëmundjen e brucelozës në të imta e cila ka filluar në muaj qershor për vaksinimin e 400 mijë krerë bagëti. Aktualisht janë vaksinuar 63% e tyre dhe deri në fund të viti pritet të vaksinohen të gjitha kafshët. Po kështu vazhdon vaksinimi kundër Dermatozës Nodulare tek gjedhi.

Aktualisht po vaksinohen kafshët me vaksinat e disponueshme, ndërsa priten edhe 230 mijë doza të tjera nga BE për ta përmbyllur me sukses vaksinimin./ATSH