Frigoriferi është një pajisje elektroshtëpiake ku si në çdo vend tjetër të shtëpisë nuk duhet të mungojë rregulli dhe pastërtia.

Nëpërmjet këtyre dy aspekteve, produktet e ruajtura në këtë pajisje do të jenë më afat-gjatë.

Pas konsultave me ekspertët, AgroWeb.org  liston hapat e rëndësishëm në sistemimin e ushqimeve në frigorifer.

Çfarë Të Ruani Në Raftet e Sipërme

Rafti i mesit dhe ai i sipërm i frigoriferit është vendi ideal për të ruajtur ushqime që nuk gatuhen ose janë gati për tu ngrënë siç janë djathi, kosi etj.

Në rastin e sipërm duhet të tregoni kujdes dhe të siguroheni që sistemi i ventilimit apo freskisë në pjesën e pasme nuk bllokohen nga paketime të mëdha ushqimore.

Raftet e poshtme mund të përdoren për ushqime që duhen gatuar.

Çelësi i sistemimit të ushqimeve sipas rafteve është që ushqimet që konsumohen më shumë të jenë sa më të aksesueshme dhe të qarta për syrin dhe mendjen.

Koshi i Perimeve

Perimet dhe frutat e kanë vendin në koshin e freksët dhe nuk duhen përhapur nëpër rafte kuturu.

Ai krijon terrenin e lagësht që i nevojitet frutave dhe perimeve të ruajnë lëngjet por edhe ushqyesit e pasur.

Barishtet mund t’i mbështillni me një letër kuzhine të lagur dhe më pas në një qese plastike.

Në këtë mënyrë ato do të jenë më jetë-gjatë dhe më të freskëta. Kujdes me frutat si mollët, dardhat, pjepri e të tjera me bërthamë të cilat nuk duhet të qëndrojnë pranë produkteve të tjera të tokës sepse përshpejtojnë kalbjen e tyre.

Çfarë Të Ruani Në Ngrirje

Raftet e poshtme dhe fundore të seksionit të ngrirjes janë të përshtatshme për ushqime që kanë nevojë për një temperaturë të caktuar.

Këtu përfshihet: mishi i shtazëve, shpendëve, peshqit që nuk konsumohen aq shpesh por edhe buka.

Mënyra më e mirë e bukës është në ngrirje dhe jo në raftet e sipërme të frigoriferit.

Cilat Janë Ushqimet Që Nuk Duhet Të Ruani Kurrë Në Frigorifer

Sipas ekspertëve,  frigoriferi është zgjedhja e gabuar për agrumet, avokadon, bananet, domatet dhe ananasin.

Temperatura e ftohtë e frigoriferit është shkatërrimtare për aromën por edhe shijen e tyre./AgroWeb.org