Dysheku është një nga gjërat që për fat të keq pastrohet më pak në shtëpi.

Atë e veshim me çarçafë të pastër e të parfumosur por harrojmë se dysheku ka nevojë të pastrohet të paktën një herë në javë.

Nëse dysheku nuk pastrohet ai transformohet në një vatër pluhuri, mikrobesh e bakteresh.

Këto të fundit, jo vetëm që prishin gjumin por edhe shkaktojnë alergji.

Pastrimi i dyshekut nuk ka të bëjë aq shumë me mungesën e dëshirës, por ndoshta thjesht neglizhohet.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni se për një dyshek të pastër, e vetmja gjë që ju duhet është soda e bukës.

Si Ta Pastroni Dyshekun Me Sodë Buke

Hapi i parë është që të hiqni të gjithë çarçafët.

Më pas merrni një kullesë të pastër dhe hidhni në të sodën e bukës.

Spërkateni të gjithë dyshekun me sodë buke.

Ky pluhur i bardhë do të eliminojë të gjitha aromat e këqija duke përthithur papastërtitë dhe lagështinë.

Soda e bukës duhet të qëndrojë mbi dyshek për të paktën një orë e gjysëm.

Pas kësaj kohe, shtroni sërish çarçafët e pastër mbi dyshekun, pa hequr sodën.

Mos u shqetësoni për sodën e bukës.

Në krye të javës tjetër kur të lani çarçafët sërish, përdorni fshesë me korent  për të thithur sodën e bukës nga dysheku.

Gjatë një jave soda e bukës ka akumuluar të gjithë papastërtitë e fshehura në dyshek.

Një alternativë tjetër është që sodën e bukës ta fshini me fshesë me korent, që pas orës së parë që ka qëndruar mbi dyshek.

Megjithatë një pastrim i thellë kërkon të paktën një herë në javë.

Nëse dëshironi që dysheku juaj të mbajë aromë të mirë, atëherë mund ta spërkatni me disa pika vaji esencial me aromën e lules së preferuar.

Shumë ekspertë rekomandojnë përdorimin e disa pikave të vajit esencial të lavandës, e cila jo vetëm që ka aromë të mirë, por edhe qetëson trurin.

Ky vaj esencial është i dobishëm për trurin dhe nxit një gjumë të ëmbël e të patrazuar./AgroWeb.org