Soda e bukës është një përbërës që nuk mungon kurrë në kuzhinë apo në frigorifer.

Përveç përdorimit tradicional, të paktë janë ata që e dinë se soda e bukës ka vlera terapeutike për të gjithë organizmin nga jashtë dhe brenda.

Për shembull, pirja e ujit me sodë buke është një traditë e lashtë që rekomandohej kundër sëmundjeve si artriti, problemet me tretjen, urthi apo infeksionet.

Soda e bukës është shumë efikase kundër problemeve me lëkurën siç është ekzema.

Ekzema është një pezmatim dhe inflamacion i lëkurës që shoqërohet me skuqje dhe kruarje të saj.

Ekzema është një problem i pakurueshëm por i trajtueshëm.

Në këto trajtime përfshihen medikamente farmaceutike por edhe kurat natyrale.

Një nga kurat më të mira natyrale përmban sodën e bukës.

Si Të Përdorni Sodën e Bukës Kundër Ekzemës

Përdorimi më i mirë i sodës së bukës kundër ekzemës është duke e tretur atë në vaskë dhe më pas duke bërë banjë.

Soda e bukës ka veti shumë qetësuese për lëkurën por lufton edhe bakteret që i kanosen asaj.

Ekspertët, të cilëve u referohet AgroWeb.org sugjerojnë që të mbushni vaskën me ujë të ngrohtë dhe të hidhni çerek filxhan uji me sodë buke në të.

Për maksimizimin e efekteve të sodës së bukës ndaj ekzemës ekspertët nënvizojnë rëndësinë e:

Përdorimit të ujit të ngrohtë por jo të nxehtë,

Trajtimit me butësi të lëkurës por jo fërkimit të saj.

Përdorimit të një peshqiri të butë për lëkurën pas banjës.

Aplikoni një krem zbutës në të gjithë trupin rreth 3 minuta pas banjës dhe më pas pritjen për disa minuta të tjera që lëkura të përthithë kremin e më pas veshjen e rrobave.

Përdorimi i Tërshërës Kundër Tërshërës

Një kurë tjetër efikase kundër ekzemës ka të bëjë me tërshërën.

Në rastin e saj ju mund të bëni banjë për 10-15 minuta duke hedhur në vaskë një filxhan me tërshërë.

Por në vend të tërshërës mund të bëni banjë duke hedhur në vaskë 1 deri në 2 filxhanë çaji me uthull molle./AgroWeb.org