Sot, e Hëna Më e Keqe e Vitit – Pse Është e Tillë dhe Çfarë Mund të Bëni

596 0

Me ikjen e festave të fundvitit, të gjithëve u kanë mbetur më pak para, më shumë kilogramë, moti i keq dhe rikthimi i plotë në punë pas pushimeve.

Këta faktorë të gjithë bashkë janë një makth veçanërisht sot, e cila konsiderohet dita më depresive e vitit.

Sipas të dhënave të cilave u referohet AgroWeb.org, kjo ditë është llogaritur duke mbledhur një sërë faktorësh në një formulë matematike.

Faktorët janë: moti, paratë, koha pas pushimeve të fundvitit, nivelet e ulta të motivimit dhe ndjesia apo dëshira për të ndryshuar këtë situatë.

Tashmë kjo formulë është bërë një ritual i përvitshëm.

Çfarë Është E hëna e Trishtë 2023

Sipas informacioneve të AgroWeb.org, kjo ditë thuhet se zakonisht është e hëna e tretë e Janarit.

Për disa, kjo ditë nuk ka një kuptim shkencor.  Megjithatë sipas llogaritjeve të hënat e Janarit janë përgjithësisht më të trishta se të hënat e tjera.

Kjo, për shkak të të gjitha faktorëve që përmendëm më lart.

Çfarë Mund të Bëni

Dalja në natyrë, aktivitetet e ndryshme, fillimi i diçkaje të re që e keni dashur prej kohësh, kalimi i kohës me miq e të afërm, mund të jenë ide të mira për ta kaluar këtë të hënë.

Është mirë të mos e teproni me të ngrënit dhe të mos shmangni takimet me miqtë.

Gjithashtu një shëtitje kur të mundni, qoftë edhe vetëm 30 minuta, do të shihni se do t’ju japë një efekt më pozitiv.

Janari është një muaj shumë ideal për të nisur diçka të re apo për të takuar njerëz të rinj.

Madje edhe një libër apo një film interesant mund të jetë një zgjidhje për këtë.

Gjithsesi këshilla e AgroWeb.org, është të kaloni këtë ditë si çdo ditë tjetër, pasi është një llogaritje probabiliteti.

Një shëtitje në ajër të pastër, do ta bëjë këtë të hënë më të lehtë./AgroWeb.org