Studimet e Fundit Rreth Koronavirusit – Gjysma e Të Prekurve Janë Pa Simptoma

217 0

Studimet e fundit të kryera nga Instituti Kërkimor në Kaliforni kanë dalë në përfundimin që rreth 45% e të prekurve nga COVID-19 janë asimptomatik.

Të dhënat ku bazohet dhe AgroWeb.org, tregojnë se të gjithë shtetet duhet që të ndërmarrin fushata për testimin e popullsisë.

Një tjetër pikë kyçe të cilën ekspertët epidemiologë e ngrenë shpesh është dhe gjatja e personave të kontaktit.

“Përhapja e fshehtë e këtij virusi vështirëson dukshëm punën e specialistëve të stafit mjekësor për të kontrolluar përhapjen e pandemisë,” kështu shprehet Dr. Erik Topol, drejtori i këtij studimi.

I gjithë ky studim ka në qendër të tij pikërisht nxjerrjen në pah të rëndësisë së testimeve të popullsisë.

Pak ditë më parë Ministria e Shëndetësisë deklaroi se tanimë testimet në vendin tonë do të kryhen edhe në klinikat, qendrat apo spitalet privatë.

Diçka e tillë në shtete të tjera është aprovuar me kohë për t’i ardhur në ndihmë sa më shumë luftimit të këtij virusi.

Problemi që haset në këto momente është pjesa e popullsisë e cila nuk shfaq simptoma dhe vazhdon ditën si zakonisht.

Këta individë padashur infektojnë të tjerë duke e përhapur hartën e të prekurve e duke e bërë të pamundur uljen e kurbës.

Të prekurit pa simptoma janë të aftë që të infektojnë persona të tjerë edhe përtej fazës dritare të aktivizimit të virusit në trup.

Pra nëse një person me simptoma mund të infektojë të tjerët në harkun kohor të 14 ditëve, ata që nuk shfaqin asnjë shenjë e kalojnë këtë cak.

Sipas studiuesve dhe rezultateve nga vende të Evropës si Italia, Gjermania, Franca e Britania, testimi është zgjidhja e vetme për të piketuar këta individë.

Sigurisht dhe respektimi i masave është një tjetër pikë kyçe për mbrojtjen ndaj COVID-19.

Në ambientet e mbyllura është e domosdoshme mbajtja e maskës e ndërsa ruajtja e distancës duhet të zgjatet edhe në ambientet e tjera.

Apeli që u bëhet qytetarëve nga specialistët e fushës së mjekësisë është që të mbrojnë veten dhe të tjerët rreth tyre./AgroWeb.org