Studimi i Fundit – Ushqimet me Fibër Ideale Kundër Diabetit

487 0

Ekspertët e mjekësisë thonë se kanë zbuluar një lidhje të drejtpërdrejtë mes sheqerit në gjak dhe baktereve të mira në stomak.

Ata pretendojnë se nëpërmjet një regjimi ushqimor të pasur me fibër, ata kanë arritur të trajtojnë me sukses diabetin e tipit dy tek një grup i vogël pacientësh.

Lajmi u bë publik së fundmi dhe është shumë i rëndësishëm, jo vetëm për diabetikët por edhe për ata që kanë vështirësi në menaxhimin e peshës.

Ekspertët e mjekësisë dhe ushqyerjes së shëndetshme e kanë nënvizuar prej kohësh faktin që fibra është e jashtëzakonshme për shëndetin.

Në fakt, studimet kanë treguar se njerëzit që ushqehen me fibër dhe yndyrna të pangopura, janë më pak të rrezikuar nga sëmundjet kronike.

Këtu përfshihen sëmundjet e zemrës, diabeti, konstipacioni dhe probleme të tjera me tretjen.

Por roli i fibrës në uljen e sheqerit në gjak nuk ka qenë fort i qartë deri më tani.

Studimi i fundit tregon se fibra, nxit shumimin e baktereve të mira.

Bakteret e mira prodhojnë sinjale kimike që rregullojnë oreksin dhe sheqerin në gjak.

150,000 Diabetikë Nnë Shqipëri?

Të dhënat e vitit 2014, konfirmojnë se në Shqipëri jetojnë afërsisht 70,000 diabetikë.

Mjekët shqiptarë deklarojnë se diabeti mund të ketë prekur mbi 150 mijë persona, ose 7-10 për qind të popullsisë.

Megjithatë, ky numër nuk konsiderohet i saktë sepse shumë njerëz janë të padiagnostikuar.

Grupmosha më e prekur nga diabeti është 40-60 vjeç por mjekët kanë vënë re me shqetësim numrin në rritje të 30-40 vjeçarëve të prekur nga kjo sëmundje.

A Munden Ushqimet Me Fibër Të Luftojnë Diabetin?

Ekipi shkencor studioi reagimin e 27 diabetikëve gjatë ushqyerjes me produkte të pasura me fibër gjatë 12 javëve.

Në këtë periudhë, ata matën nivelin e sheqerit në gjak dhe të baktereve të mira në stomak.

Të dhënat u krahasuan me ato të 16 pacientëve të tjerë që merrnin të njëjtën sasi kalorish por më pak fibër .

Të dy grupet morrën medikamente për mbajtjen nën kontroll të sheqerit në gjak.

Në fund të eksperimentit, grupi i ushqyer me fibër ishte më i shëndetshëm dhe kishte një nivel më të ulët të sheqerit në gjak.

Për më tepër, këta pacientë kishin rënë në peshë.

Çfarë Ndodh Mes Fibrës Dhe Baktereve

Fibra shërben si fertilizues për bakteret e mira në stomak që prodhojnë acide yndyrore.

Këto të fundit shërbejnë si burim energjie për qelizat dhe ulin nivelin e sheqerit në gjak.

Sipas shkencëtarëve, ushqimet më të pasura me fibër janë tërshëra, misri, fasulet e kuqe.

Nuk përjashtohen as kikirikët, drithërat e plota, frutat dhe perimet si brokoli e bishtajoret.

Shkencëtarët thonë se një i rritur duhet të konsumojë diku mes 22-34 gramë fibër në ditë.

Shumë prej nesh nuk marrin as gjysmën e kësaj sasie.

Mungesa e fibrës,  i bën bakteret e mira të paafta të kryejnë funksionin.

Ajo mundëson mposhtjen e tyre nga bakteret e këqija.

Zorrët në organizëm përbëhen nga 100 trilion qeliza dhe fibra mund të inkurajojë shëndetin e të gjithë trupit.

Ushqimet e Pasura Me Fibër

Një ide e mirë është që të konsumoni ushqime të pasura me fibër siç janë misri, fasulet e bardha, fasulet e zeza, brokoli, dardhat, thierzat, avokado, makaronat me grurë të plotë, orizin e kafenjtë, bukën me miell të plotë, argjinaren, tërshërën, mjedrën etj.

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.