Supat janë një kurë ideale kundër virozave, gripit dhe të ftohurës të cilat rëndojnë rrugët e frymëmarrjes.

Në shumicën e rasteve kura kundër këtyre bllokimeve nuk gjendet në farmaci, por në një pjatë supe të ngrohtë, të shijshme dhe plot vlera shëruese.

AgroWeb.org ju rekomandon tre receta të vyera të kësaj stine virozash.

Supat me xhenxhefil, spec djegës por edhe përbërës të tjerë kundër inflamacionit do të pastrojnë dhe çlirojnë rrugët e frymëmarrjes pa efekte anësore.

Supa Pikante

Kjo është një nga supat më të thjeshta por më të shëndetshme që mund të gatuani.

Mos u gënjeni nga thjeshtësia në përgatitje.

Kjo supë është shumë e pasur me vitamina, minerale dhe ushqyes.

Përbërësit

8 gota me ujë

2 lugë çaji me vaj ulliri ekstra të virgjër

1 qepë mesatare të prerë

4 lugë çaji me xhenxhefil të freskët të grirë

1 deri në dy speca të vegjël djegës (në varësi të preferencës)

2 lugë gjelle me uthull molle

Pak kripë

Lëngu i një limoni

Përgatitja

Merrni një tenxhere mesatare, vendoseni në zjarr dhe hidhni një lugë me vaj ulliri.

Shtoni qepën, xhenxhefilin, kripën dhe specat djegës.

Kavërdisini deri sa qepa të bëhet e tejdukshme.

Shtoni ujë dhe përbërësit e tjerë dhe lëreni lëngun të ziejë për 10-30 minuta.

Zierja për gjysëm ore nënkupton se shijet dhe aromat do të ndërthuren më mirë me njëra tjetrën.

Pas zierjes servireni menjëherë

Supa e Perimeve Dimërore

Kjo supë kremoze është ideale kur keni nevojë për diçka që t’ju ngrohë kockat dhe shpirtin, por edhe t’ju rikthejë energjinë.

Supa mund të përgatitet në një orë sepse receta kërkon perime të pjekura.

Përbërësit

3 karrota të prera në copa të vogla

2 patate të ëmbla të prera në copa të vogla

2 thelpinj hudhër

1 qepë e madhe e prerë në copa të mëdha

3 lugë gjelle me vaj ulliri ekstra të virgjër

1 lugë gjelle me borzilok të tharë

Gjysëm luge çaji me kripë

Gjysëm lugë çaji me spec djegës

Arrëmyshk pluhur (sipas dëshirës)

2 gota ujë

Përgatitja

Ndizeni furrën dhe lerëni të ngrohet.

Merrni një enë të pastër dhe hidhni në të karrotat, pataten e ëmbël, hudhrën dhe qepët.

Spërkatini me vaj ulliri, borzilok, kripë, arrëmyshk dhe specin djegës pluhur.

Përziejini që të garantoni një spërkatje të njëtrajtshme të të gjitha perimeve.

Më pas, hidhini në një tepsi ku keni shtruar një letër pjekje.

Piqini perimet për 50-60 minuta deri sa të zbuten dhe të marrin ngjyrë kafe të çelët.

Pas pjekjes, futini në mikser, shtoni ujë dhe përpunojini deri sa të krijohet një pure e butë.

Shtoni ujë që t’i jepni trajtën e duhur dhe servireni të ngrohtë.

Supa me Oriz dhe Perime

Kjo është një recetë e thjeshtë dhe e shëndetshme

Përbërësit

3 lugë gjelle me vaj ulliri ekstra të virgjër

4 thelpinj hudhre të grirë hollë

1 qepë e madhe e prerë hollë.

8 gota me ujë

1 patate e ëmbël e prerë në kubikë

2 karrota të prera

2 kërcenj selino

4 patate të vogla të kuqe të prera

Gjysëm filxhani me bizele të ngrira

Gjysëm filxhani me oriz

3 lugë çaji me kanellë

Gjysëm lugë çaji me erëza të përziera

2 lugë çaji me kripë

1 spec djegës i thatë

1 spec i kuq i prerë në copa

Gjysëm filxhani me fasule të gatuara.

Përgatitja

Merrni një tenxhere të madhe dhe hidhni vajin e ullirit.

Shtoni qepën dhe hudhrën dhe kaurdisini së bashku deri sa të marrin ngjyrë kafe të çelët.

Shtoni ujin, orizin, pataten e ëmbël, selinonë, karrotat, patatet, bizelet, kanellën, erëzat, kripën dhe specin djegës.

Pasi lëngu të marrë valë uleni temperaturën dhe lëreni të ziejë për 45 minuta.

Më pas shtoni specin e kuq dhe fasulet dhe lërini të ziejnë për 15 minuta të tjera deri sa orizi të jetë zbutur dhe perimet të jenë gatuar,

Servireni menjëherë./AgroWeb.org