Stina e dimrit është në të njëjtën kohë stina e supave.

Një pjatë me supë që ngroh stomakun dhe të gjithë trupin nuk ka të paguar.

Supa e lakrës me patate është aq e ngrohtë dhe aq e shijshme sa një pjatë me siguri nuk do të mjaftojë.

Përbërësit:

Për 6-8 racione

1 qepë mesatare e grirë

2 thelpinj hudhre të grirë

4 patate të vogla

1 lakër e vogël e grirë

1 gjethe dafine

Kripë dhe piper sipas dëshirës

Mund t’i shtoni majdanoz dhe erëzat që preferoni

Për Kremin e Supës Nëse Dëshironi

1 gotë me qumësht

gjysëm gote ujë

2 lugë gjelle me miell

200 gramë djathë i butë kaçkavall

Përgatitja:

Kavërdisni qepën dhe hudhrat në një tenxhere të vajosur për 3-5 minuta.

Shtoni patatet dhe ujin dhe lërini të marrin një valë.

Më pas uleni temperaturën dhe lërini të ziejnë për 15 minuta duke i përzier herë pas here.

Shtoni shiritat e hollë të lakrës dhe gatuajini për 10-15 minuta deri sa të zbuten.

Shtoni një gjethe dafine.

Nëse nuk e preferoni kremoze, mund të shtoni pak salcë domateje

Nëse supën e preferoni kremoze

Në një pjatë rrihni ujin, miellin dhe qumështin dhe masën kremoze shtojeni në supë.

Më pas hidhni copat e djathit të butë dhe prisni deri sa të shkrihet.

Hiqni gjethen e dafinës dhe kalojeni supën në mikser dhe më pas shtoni vaj ulliri kripë dhe piper sipas dëshirës.

Ajo ka veti ngopëse të theksuar.

Nëse dëshironi ta bëni pak pikante mund të shtoni spec djegës.

Vlerat shëndetsore të lakrës 

Lakra është një burim i shkëlqyer i vitaminës K, vitaminës C dhe vitaminës B6.

Ajo është gjithashtu një burim i mirë  i manganit, fibrës dietike, kaliumit, vitaminës B1, folatit dhe bakrit.

Lakra përmban magnez, selenium, hekur, proteinë, fosfor dhe niacinë.

Në aspektin ekonomik, lakra është perimja e dytë më e gatuar në botë.

Kur të prisni lakrën, sigurohuni që ta prisni shumë hollë dhe pas prerjes ta lini jashtë për të paktën 5-10 minuta para gatimit.

Kjo është koha që i duhet lakrës për të nxjerrë në pah shijen e plotë të saj.

Lëngu i lakrës është kura ideale kundër ulçerës  në stomak./AgroWeb.org