Një supë e thjeshtë por shumë e shijshme, e pasur në vlera ushquese dhe e shëndetshme gjithashtu.

E përgatitur nën kujdesin dhe mjeshtërinë e nënave dhe gjysheve tona, kjo supë e lehtë, është fantastike për t’u gatuar për një vakt të shijshëm drake por edhe darke.

Loading...

Kjo pjatë shoqërohet në mënyrë fantastike me sallatat e freskëta të stinës, siç janë sallata jeshile, spinaqi, domatet e kastraveca.

Por gjithashtu, kjo supë është e mrekullueshme për t’u shoqëruar edhe me byrekë të ndryshëm shtëpie si dhe gatime të tjera tradicionale ose jo.

AgroWeb.org u sugjeron më poshtë një recetë të thjeshtë të përgatitjes së kësaj supe fantastike në shtëpi.

Nëse preferoni kësaj recete nue fund të përgatitjes për edhe më shumë shije mund t’i shtoni edhe dy tre thelpinj hudhra të shtypura, pork jo varet nga shija dhe preferenca e gjithësecilit.

Përgatitja e Supës me Mish Qengji dhe Qumësht

Përbërësit 

(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)

4-5 thela mish qengji

2 lugë gjelle miell gruri

1 gotë me qumësht

1 kokërr vezë

1 lugë gjelle gjalpë

Kripë

Piper

Majdanoz i freskët

Përgatitja 

Zgjidhet mish qengji i majmë dhe pritet në racione.

I hidhet kripë dhe vendoset të zjejë në zjarr të ngadalshëm.

Në një enë, kaurdiset mielli me gjalpë, në momentin që mielli zverdhet shuhet me qumësht dhe kaurdiset me një lugë drurir në mënyrë që të mos krijojë kokrra.

Më pas, shtohet lëng mishi dhe trazohet derisa masa të bëhet e njëtrajtshme.

E gjithë masa në vijim i shtohet mishit  dhe lihet që të zjejë përreth 5 minuta.

Pasi supën e kemi hequr nga zjarri dhe është ftohur pak, supa pritet me veyë dhe me limon.

Në fund i shtohet majdanoz i grirë hollë dhe pak gjalpë i freskët i shkrirë.

Kur shërbehet spërkatet me piper të zi./AgroWeb.org 

Loading...