Dollmatë janë nga recetat më të preferuara, por përgatitja e tyre kërkon shumë energji.

Kjo recetë nga AgroWeb.org do t’ju marri gjysmën e kohës që kërkon përgatitja e dollmave tradicionale dhe shija ruhet.

Pasi të lexoni këtë recetë nuk do të mundoheni më me mbushjen e gjetheve të lakrës.

Ndiqni hapat e thjeshtë që ju këshilon AgroWeb.org dhe përgatiteni kurdoherë.

Përgatitja e Tavës me Lakër të Bardhë

Përbërësit

1 lakër e qëruar dhe e prerë në copa mesatare

500 g mish të grirë

1 gotë me ujë

2 lugë gjelle me vaj ulliri

1 qepë e madhe e grirë imët

4 thelbi hudhër

1 domate dhe 3-4 lugë gjelle me salcë

1 gotë uji me oriz të larë mirë

Kripë dhe piper

Lëngun e një limoni

Sipas dëshirës mund të përdorni majdanoz të grirë ose piper të kuq djegës.

Përgatitja

Vendosni një tenxhere me pak kripë në zjarr dhe lëreni të vlojë.

Kur uji të formojë bulëza në sipërfaqe hidhni aty copat e lakrës së prerë.

Lërini vetëm për 5-10 minuta. AgroWeb.org ju sugjeron që gjethet më të trasha të lakrës t’i lini më shumë që të zbuten, por jo të ziejnë plotësisht.

Ndërkohë vendosni dhe një tigan në zjarr mesatar dhe bashkoni 2-3 lugë gjelle me ujë dhe mishin e grirë.

Kaurdiseni derisa mishi të lëshojë lëngun e tij dhe më pas uleni nxehtësinë e mbulojeni me kapak sa uji të avullojë.

Shtoni vajin e ullirit, qepën, hudhrën e grirë dhe lëreni në zjarr edhe për 5-10 minuta.

Pasi të ketë kaluar koha e duhur, hidhni domaten e prerë në kubikë dhe salcën e domates.

Me një lugë druri përziejeni mirë që përbërësit të kenë marrë shijen e njëri-tjetrit.

Në fund shtoni dhe orizin e nevojitur në recetë dhe përsëri përzjejeni.

Hidhni kripë dhe piper sipas dëshirës suaj për t’i dhënë shije.

AgroWeb.org ju këshillon që tani të shtoni copat e lakrës si dhe lëngun e limonit.

Përziejeni me lugën e drurit pasi keni hedhur dhe pjesën e mbetur të ujit.

Lëreni në zjarr vetëm për 10 minuta e më pas kalojeni në një tavë të lyer me vaj ulliri dhe pak salcë domateje.

Kjo metodë krijon një lagështirë në fundin e tavës, dhe kështu mbushja nuk ngjitet.

Futeni në furrë të parangrohur me 180 gradë dhe piqeni për 30 minuta.

Shoqëruesi perfekt i kësaj recete është thjesht një tas me kos shtëpie ose sallatë me perime të freskëta.

Nëse ju pëlqen pak më djegëse mund të shtoni piperin djegës para se ta fusni në furrë.

Ndërsa për një shije më të freskët pasi tava të jetë pjekur nxirreni nga furra dhe spërkateni me majdanoz. /AgroWeb.org